Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosen 3 kosovarë në kufi, po sillnin drogë në drejtim të Shqipërisë
English

Prangosen 3 kosovarë në kufi, po sillnin drogë në drejtim të Shqipërisë

Shkodër, 22 korrik 2011, NOA- Pasditen e sotme tre persona ranë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa ishin duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Ndalimi i tyre erdhi pasi ishin duke transportuar një sasi lënde narkotike e ndarë në qese të vogla prej 3.5 gramë secila.

Burime policore nga blutë e Shkodrës bën me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se tre të ndaluarit janë Ardian Jashari, 21 vjeç, banues në Fushë - Kosovë, Kosovë, Muhamet Kllokoqi, vjeç 21, banues në Fushë - Kosovë dhe Faruk Begolli, 22 vjeç, banues në Prishtinë.

Mësohet se tre të rinjtë u ndaluan në vendin e quajtur vendkalimi kufitar i Muriqanit, mes shtetit shqiptar dhe të Malit të Zi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore të kufirit, pikërisht në automjetin me targa tip Audi A6 me targe 01511CE, në të cilin udhëtonin, shtetasit në fjalë, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi prej gjithsej 10.5 gram lëndë narkotike kanabis sativa, në gjendje të thatë, e ndarë në tre qese të vogla plasmasi, me një peshë praj 3.5 gram secila

Sipas policisë dhe pas hetimeve të bërë nga specialistët e anti-drogës në Drejtorinë e Policisë Shkodër, rezulton se sasia e lëndës narkotike e ndarë në 3 qese të vogla farmaceutike, i përkiste tre shtetasve të arrestuar dhe dyshohet se malli ishte përgatitur për shitje.

Ndërkaq menjëherë pas arrestimit materialet në ngarkim të tre kosovarëve iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Trafikim i lëndës narkotike”.

a.y/NOA

KOMENTE