Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria tërhiqet nga videoja Prifti-Beqiri
English

Prokuroria tërhiqet nga videoja Prifti-Beqiri

Tiranë, 22 korrik, NOA – Në seancën e parë të gjyqit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, organi i akuzës është tërhequr nga një prej provave të paraqitura kundër Metës. Videoja e dytë e Dritan Priftit, në të cilën shfaqej ish-ministri i Ekonomisë së bashku me zëvendësministrin, Leonard Beqiri duke marrë 70 mijë euro është paraqitur si provë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Meta.

Gazetari i Agjencisë NOA që ndjek seancën raporton se avokatët e Metës kanë kërkuar që në këtë proces të dëshmojë dhe ish-zëvendësministri, Leonard Beqiri në lidhje me akuzat që ka bërë Prifti për ish-zëvendëskryeministrin. Ata kanë kërkuar dhe transkriptimin e videos.

Videoja në fjalë u zbulua nga eksperti amerikan dhe në të shfaqet Prifti dhe Beqiri duke marrë 70 mijë euro.

Aktualisht trupi gjykues është tërhequr për të marrë një vendim. Videoja e parë është ajo mes Priftit dhe Metës, në të cilën sipas Prokurorisë flitet për afera korruptive. Kjo është seanca e parë e gjykimit për videon Meta-Prifti. Avokatët kanë kërkuar transkriptimin zyrtar videos së ish-ministrit Prifti.

a.k/NOA

KOMENTE