English

Vitamina A, burim shëndeti dhe bukurie

Londër, 22 Korrik NOA - Portokallia është ngjyra e shëndetit e: karotat, faktikisht janë një burim i çmuar i vitaminës A, një armë e përkryer për të luftuar tumorin në pankreas.

Ky lajm është bërë i ditur nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh të Barts Cancer Institute në Londër, nga London NHS Trust, në bashkëpunim me Universitetin e Cambridge dhe Institutin Hubrecht në Holandë. Pjesa më e madhe e pacientëve që janë diagnostikuar me kancer në pankreas, në përgjithësi nuk mbijetojnë më shumë se një vit pas këtij eventi.

Megjithatë një shpresë më shumë me sa duket vjen nga vitaminat që përmbajnë si për shembull karotat.

Kjo vitaminë, siç zbuluan kërkuesit, nëse ndodhet në qelizat e shëndetshme që janë përreth atyre kancerogjene, mund të ngadalësojnë procesin e rritjes së kancerit.

Studiuesit kanë drejtuar një hulumtim që ka zgjatur përreth katër vjet, në të cilin ata japin dhe indikacione se si mund të konsumojmë doza të mira të vitaminës A.

r.b/NOA

KOMENTE