Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabitje deri në vdekje e një italiani, kapet i riu shqiptar
English

Grabitje deri në vdekje e një italiani, kapet i riu shqiptar

Romë, 23 Korrik 2011 NOA – Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi shihet si autor në vrasjen e një shtetasi vendas, pas grabitjes së dhunshme që iu bë nga një grup personash, mes të cilëve edhe ky që u prangos sot.

Emigranti 28 vjeçar shihet si përgjegjës për vrasjen e Massimiliano Cicolani, i cili më 3 maj të këtij viti u masakrua dhe më pas u plaçkit në periferi të Romës, në vendin e quajtur Centocelle.

Policia nuk publikoi emrin e të dyshuarit, por tha se po kërkon edhe disa të tjerë, të dyshuar se morën pjesë në masakrën ndaj Massimiliano Cicolani.

Shtetasi italian Massimiliano Cicolani, pas plagosjes më 3 maj 2011, ndërroi jetë disa javë më vonë më 17 qershor.

d.g/NOA

KOMENTE