Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A po i frikohet Kosova njohjes nga Republika Islamike e Iranit!?
English

A po i frikohet Kosova njohjes nga Republika Islamike e Iranit!?

Hashim Thaçi, Millosh Obrenoviqi dhe Ambasadori Iranian në Prizren?!

Nga Adnan Abrashi

Vënia bashkë si në titull e emrit të despotit serb, Millosh Obrenoviq ((1780-1860), dhe e kryeministrin tonë, Hashim Thaçi, praktikisht, ndoshta edhe nuk mund të ketë ndonjë ngjashmëri adekuate, por, përmes këtij paralelizmi alegorik si shembull, qëllimi im i vetëm ishte që të vej në spikamë një krahasim parabolik, në mes të një anekdote ekzistuese nga biografia e këtij despoti, dhe një ceremonie rasti që ka ndoshur këtyre ditëve: e vënies së gurëthemelit të ndërtimit të një burgu të sigurisë së lartë në Gërdofc të Komunës së Podujevës, e bërë nga vetë Hashim Thaçi. Kuptohet, si gjithnjë në këto situate ceremoniale, ishin prezent shumë bashkëpunëtorë dhe disa ministra të Qeverisë së tij.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, fillimin e ndërtimit të këtij burgu të sigurisë së lartë e vlerësoi si të rëndësisë vitale. “...Motoja e jone se ligji duhet të sundohet me ligj promovohet edhe sot, që nënkupton që ata të cilët do të jenë në këtë objekt, do t’i kenë të drejtat e tyre ligjore sipas standardeve evropiane”, tha, në mes tjerash, në këtë solemnitet ministri Kuçi E, çka ka lidhje kjo me Millosh Obrenoviqin Serb? Millosh Obrenoviiqi, posa kishte arritur që në kohën e sundimit të tij të fitonte një autonomi kulturore nga pushteti i Perandorisë Otomane, nga shumë masa reformuese që bënte, vërehej edhe një dukuri e shprehur e renovimit dhe ndërtimit të objekteve për burgje. Ky veprim i Obrenoviqit, tej mase e kishte brengosur bashkëkohësin e tij, Vuk Karagjiq (sot i konsideruar si reformator i gjuhës serbe), i cili, në një takim të drejtpërdrejtë formal me të, iu ishte ankuar kështu: - “Sikur e di mirë edhe madhëria e juaj, z. Millosh, sot ne si popull kemi një shkallë të madhe të analfabetizmit (edhe vetë si sundues despot, Obrenoviqi ishte analfabet total), prandaj, me plotë dashamirësi, ju kisha këshilluar që, në të ardhmen, shumë më tepër të investoni në shkolla dhe institucione kulturore, se sa që po shpenzoni para për renovimin dhe ndërtimin e burgjeve nëpër Serbi”? Në këtë vërejtje shumë dashamirëse atdhetare të Vukut, despoti iu ishte përgjigjet kështu: - “Unë, sigurisht me këtë moshë që kam tash, kurrë më nuk mund të shkoj në shkollë, e, sa për mundësisë që ndonjëherë edhe vetë të përfundoj në BURG,, asnjëherë nuk i dihet në jetë”?

A po i frikohet Kosova njohjes nga Republika Islamike e Iranit!?

Ne një sesion kulur-shkencor të organizuar nga komuniteti islam shiit qe jeton në Kosovë, te mbajtur më 17.07.2011, në Prizren, titulluar :“Në pritje të shpëtimtarit”, e që i dedikohet ditëlindjes së Imam Mehdiut (Sipas besimit te myslimanëve shiitë, bëhet fjalë për imamin e 12, i cili para disa shekujve zhduket në mënyrë misterioze, andaj nga pasuesit besnik tradicionalisht besohet në praqitjen e tij të sërishëm për ta rivendosi drejtësinë e humbur hyjnore në tokë), në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë eveniment, aty ishte prezent edhe ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, i akridetuar në Republikën e Shqipërisë. Pasi edhe ai kumtoi një ligjëratë dedikuar kësaj teme, më vonë pjesëmarrësve aty iu lejua që atij t’i bëjnë edhe pyetje të drejktëpërdrejta. Kuptohet, edhe pse tema e ligjërimit ishte e një karakteri krejtësisht tjetër, nga të pranishmit qe e paevitueshme që ekselencën e ti most a sfidojnë edhe me atë pyetje të aktualitetit politik ndështetëror: Pse Republika Islamike e Iranit nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës?! Me të parashtruar këtë pyetje nga një i pranishëm, për çudinë e të gjithë neve, ambasadori Iranian fare nuk u befasua, por përkundrazi iu përgjigj në mënyrë shumë gjakftoht dhe në formë të prerë: - “Ne kemi pasur dhe kemi gjithnjë respekt të madh për Kosovën dhe popullin e saj mik, por dijeni se kurrë deri më sot, përmes kanaleve diplomatike, një kërkesë serioze zyrtare për njohje nga qeveria e Kosovës, nuk iu është bërë shtetit tonë. Pra, kurrkush zyrtarisht një gjë të tillë nuk ka kërkuar ende nga ne?! Përndryshe, pa marrë parasysh rregullimin ideologjik dhe shoqëror-politik të këtij shteti, për nga sipërfaqja, Irani është shteti i 18 më i madhi në botë me sipërfaqe të përafërt me Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë dhe ka 79 milion banorë. A thua është e mundur që edhe në këto momente të mungesës së numrit të njohjeve, Qeveria e Republikës së Kosovës, frikohet nga dikush që edhe Republikës Islamike të Iranit, t’i dërgoj zyrtarisht një kërkesë për njohje?Apo, a mund të jetë e vërtetë se ambasadori Iranian, genjeu me këtë deklaratë?!

Mbase…një “dreq o punë” sigurisht është këtu…?!

KOMENTE