Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burri vrau dy vetë e ra në burg, e shoqja aborton fëmijën: Nuk e ushqeja dot
English

Burri vrau dy vetë e ra në burg, e shoqja aborton fëmijën: Nuk e ushqeja dot

Tiranë, 24 Korrik 2011 NOA - Në pamundësi për të rritur fëmijën pasi bashkëshorti i saj u burgos për vrasje, një nënë abortoi në muajin e katërt të shtatzënisë. Kur kishte mbetur shtatzënë 32-vjeçarja ishte shumë e lumtur për fëmijën e saj të tretë, që do të vinte në jetë.

Por vetëm 3 muaj pasi kishte mbetur shtatzëne, 32 vjeçarja mbeti e vetme pasi bashkëshorti i saj u arrestua nga policia për një vrasje të dyfishtë.

Burri i saj, Ylli Sherifi banues në lagjen AlliasTiranë, vrau në fillim të këtij muaji “krushqit”. Viktimat e tij ishin, Fatmir Elmazi dhe Anife Elmazi.

Djali i viktimave ishte martuar me vajzën e Sherifit pa dëshirën e këtij të fundit. Në këto kushte 35-vjeçari Sherifi shkoi në banesën e familjes Elmazi dhe qëlloi me automatik duke vrarë krushqit dhe plagosur rëndë dhëndrin e tyre.

Ndërkohë bashkëshortja e Sherifit ka abortuar dy ditë më parë fëmijën, për shkak të gjendjes ekonomike të rënduar pasi arrestimit të tij.

E vetëdijshme se burrin e saj e pret një kohë e gjatë në burg për shkak të dy vrasjeve që ai kreu, e reja vendosi të abortonte fëmijën në pamundësi për ta rritur e vetme.

e.t/NOA

Më shumë mbi masakrën në Allias

KOMENTE