Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur të huajt flasin troç
English

Kur të huajt flasin troç

Nga Skënder Minxhozi

Nuk ishte e vështirë të parashikoje se intervista e një diplomati të huaj që nis me parimin “t’i themi të vërtetat lakuriqe”, do të ngjallte interes dhe do të bënte zhurmë në opinionin publik shqiptar. Dalja publike e ambasadorit danez Karsten Ankjaer Jensen në faqet e “Mapo”-s, të dielën e shkuar, solli një shkundje të vërtetë të asaj që shpesh konsiderohet si “gjuha e drunjtë” e qarqeve diplomatike ndaj Shqipërisë. Menjëherë pas botimit të intervistës, nuk munguan hamendjet tipike për ambientin shqiptar, se diplomati i lartë danez mund të ishte në prag të largimit nga Shqipëria, pa harruar gjithaq lloj-lloj skemash e formulash të ngatërruara tipike shqiptare, që kishin të bënin me “porositësit” realë të intervistës, apo me forca okulte që tërhiqnin fije të padukshme prapa perdeve të sallonit diplomatik në Tiranë. E gjitha kjo, në bazë të parimit aspak elegant, të peshës së “vogël” që paraqet Danimarka, në tryezën diplomatike ku formësohen qëndrimet ndaj Shqipërisë. Paçka se vetëm gjashtë muaj pas momentit kur shkruhen këto rreshta, ky vend do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

E gjitha kjo prapaskenë konsumohej në kurriz të një akti të vërtetë emancipues, që ambasadori Jensen kreu publikisht, në një mjedis ku shpesh të huajt flasin me një gjuhë të ngatërruar, amorfe dhe me një përkujdesje maniakale, për të mos ofenduar e prekur askënd, e cila i ngjan asaj rrotës së mullirit që punon në boshllëk. Mjafton të shohësh, fjala vjen, ambasadorin e OSBE-së, një personazh që ka vetëm një merak, sa herë që i del një mikrofon përpara: të flasë pa thënë gjë!

Akti i guximshëm i ambasadorit Jensen, për t’i folur hapur “të zotit të shtëpisë” (që nuk personifikon me domosdo vetëm Sali Berishën e qeverinë e tij), na zbuloi disa të vërteta të cilat kanë të bëjnë natyrshëm me të sotmen, atë që është korrente dhe që po konsumohet në sytë tanë, por edhe disa aspekte universale, që prekin thelbin, ose më mirë gjenin tonë si komb. Me një gjuhë të hapur e të thjeshtë, Jensen kërkoi të na thotë disa fjalë që diplomatët e huaj i rezervojnë zakonisht vetëm në takimet kokëkokë, ose në rrethe të mbyllura diplomatësh.

Kjo skizëm e dukshme në artikulimin diplomatik, ky precedent unik në marrëdhëniet tona me faktorin ndërkombëtar, përbën një standard që nuk e has shpesh në praktikën e diplomatëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Për një herë të vetme, Jensen ka përmbushur një dëshirë të vjetër që klasa jonë politike, por edhe opinioni publik, ia kanë paraqitur të huajve. “Flisni hapur”, ka qenë dhe mbetet një kërkesë konstante e shqiptarëve, si për të dhënë mesazhin se vetëm një vendim i qartë dhe i panegociueshëm i arbitrit ndërkombëtar, do të ishte i efektshëm në një ambient ku gjithçka deformohet sipas interesit të palëve. Nuk dihet nëse kjo intervistë e hapur dhe acide, do të ndryshojë diçka në komunikimin zyrtar të komunitetit ndërkombëtar me vendin tonë. Ajo që dihet, është se ajo ka thyer tashmë një tabu dhe ka vendosur një piketë, e cila është dukshëm më e avancuar se formulat parafabrikate që përdorin të huajt ndaj axhendës shqiptare dhe protagonistëve të saj.

Me të drejtë krerët politikë në Shqipëri kanë pretenduar rregullisht këto njëzet vjet, që ndërkombëtarët të flasin troç mbi krizat që ka kaluar vendi, mbi përgjegjësitë konkrete dhe rrugët për daljen nga kolapset e shumta politike e sociale. Berisha ka vuajtur jo pak, në kapërcyellin e shekullit të ri, që të pranohej fillimisht si partner nga të huajt, e më pas që t’i shtynte këta të fundit drejt një gjuhe më të ashpër e të drejtpërdrejtë ndaj qeverisjes socialiste, e cila po rrëshqiste rrezikshëm në konfliktin e brendshëm Nano-Meta, në korrupsion dhe mungesë efiçence. Letra e fundit Edi Ramës për baroneshën Ashton dhe komisionerin Fyle, në lidhje me evidentimin e përgjegjësive konkrete në procesin elektoral të 8 majit, është gjithashtu një gjest që ndjek të njëjtën logjikë. Të gjithë kërkojnë që të huajt të flasin hapur. Madje dhe vetë të huajt, siç qe rasti i ambasadorit danez Jensen. Është kjo një nevojë “shqiptare”, ashtu siç janë “shqiptare” edhe situatat që konsumohen në këtë cep të Ballkanit, ku klishetë nuk funksionojnë dhe ku formulat e parapërgatitura zakonisht dështojnë. Ky vend po harxhon kaq shumë kohë nën çadrën hileqare të “tranzicionit postkomunist”, saqë ky justifikim që ne e përdorim rëndom, po i bën prej kohësh që të qeshin hidhur në Bruksel, në Uashington apo qendrat e tjera të mëdha. Mesa duket, tranzicioni shqiptar duhet të fillojë të mbarojë nga mënyra sesi na flasin e na trajtojnë ata që na marrin në provim. Nëse ata do të fshihen pas fjalëve, edhe ne do të fshihemi pas gishtit, për shumë kohë akoma. Duke humbur të dyja palët.

Gazeta "Mapo"

KOMENTE