English

Ekskluzive NOA – Berisha flet për zgjedhjen e Bashës kryetar bashkie

Kryeministri Sali Berisha përshëndet “angazhimin e Shqipërisë drejt rrugës së demokracisë” dhe bën thirrje për bashkëpunim

Tiranë, 25 Korrik 2011 NOA - Kryeministri Sali Berisha vlerëson se marrja e detyrës së kryebashkiakut të ri të Tiranës gjatë ditës së sotme (e Hënë) përmbylli suksesshëm sezonin e vështirë të zgjedhjeve të vitet 2011, duke demonstruar angazhimin e Shqipërisë ndaj botës për sundimin e demokracisë, ligjit dhe të drejtës.

Kryeministri u bën thirrje të gjitha partive politike dhe liderëve për të kapërcyer dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat e Shqipërisë dhe Tiranës, duke përfshirë edhe të metat e Kodit Zgjedhor.

“Unë përgëzoj votuesit dhe kandidatët që morën pjesë në një fushatë të tillë e mbushur plot me ngarkesë dhe emocion. Ne të gjithë e dimë se falë zgjedhjeve dhe përkushtimit ndaj tyre u tregua përkushtimi për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta”, tha kryeministri Berisha.

“Ashtu si dhe zgjedhjet që mbahen në gjithë botën, zgjedhjet tona patën një sërë mosmarrëveshjesh dhe u kontestua fuqimisht veçanërisht në Tiranë. Por kjo është koha për të lënë mënjanë dallimet tona politike dhe të vëmë në plan të parë interesat e Shqipërisë dhe të bashkëpunojmë dhe punojmë në emër të popullit”, - thotë kryeministri në prononcimin e tij që agjencia NOA transmeton ekskluzivisht.

Këto zgjedhje provuan elasticitetin e demokracisë sonë, qëndrueshmërinë e procesit zgjedhor dhe funksionimin e sistemit tonë gjyqësorit si dhe përkushtimin për sundimin e ligjit”, shprehet kryeministri Berisha.

“Nga zgjedhjet u zbulua gjithashtu, ashtu siç del gjithmonë nga zgjedhjet se disa elemente të Kodit Zgjedhor kanë nevojë të reformohen, dhe qeveria ime është e vendosur për të punuar me të gjithë partitë politike në bashkëpunim dhe me partnerët tanë ndërkombëtar të gjejmë një rrugë konsensuale përpara zgjedhjeve të ardhshme”.

Komentet e sotme të Kryeministrit Berisha erdhën pasi Lulzim Basha, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike, u betua si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në fjalimin e tij përshëndetës, kryebashkiaku Basha foli për nevojën e kapërcimit të ndasive deh u zotua se si kryebashkiak do të jetë në shërbim të të gjithë njerëzve pa ndasi politike, duke qenë një kryebashkiak për të gjithë.

“Ne të gjithë kemi shpresa dhe ëndrra të përbashkëta dhe unë do të punojë me të gjithë që t’i bëjë këto aspirata realitet, pasi ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan”, tha kryebashkiaku Basha.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të punojmë bashkë për të ardhmen e qytetit tonë, sepse të gjithë ne kemi interes për të ardhmen. Nëse ne luftojmë kundër njëri-tjetrit ne do të qëndrojmë në të njëjtën gjendje, por nëse ne punojmë së bashku, nuk ka asnjë limit në atë që ne mund të arrijmë”.

Nga ana tjetër Kryeministri Berisha i ka zgjatur dorën kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe e ftoi që të përqafojë frymën e bashkëpunimit që do t’i hapte rrugë dhe forconte pozitën vendit drejt rrugës së anëtarësimit për në Bashkimin Europian.

“Apeli i fundit i bërë nga miqtë tanë në SHBA dhe Europë është që ne të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe të punojmë së bashku. Synoj që ta merrni parasysh këtë thirrje sepse kjo është ajo që pret edhe populli ynë.

Është e qartë nga zgjedhjet të cilat ishin të qeta, që e vetmja rrugë për të ecur përpara është që të ecim përpara së bashku”, tha Kryeministri.

Shqiptarët pavarësisht moshës së tyre, pavarësisht se cilës partie i përkasin, pavarësisht se ku jetojnë janë të lodhur nga dramat politike”, shtoi kryeministri Berisha.

“Ata duan një qeveri dhe një opozitë që përballet me sfidat dhe që i gjejnë zgjidhjet së bashku, duke lënë mënjanë ndasitë mes tyre. Unë jam i angazhuar për këtë dhe duhet të shohim përpara në atë rrugë dhe të punojmë me të gjitha partitë dhe udhëheqësit e tyre për ta bërë të ardhmen tonë të sigurt, të begatë dhe demokratike. "

***

Zgjedhjet lokale në Shqipëri në të gjithë vendin u zhvilluan pa probleme dhe pa mosmarrëveshje ndërmjet partive politike jashtë Tiranës dhe me një pjesëmarrje të lartë më shumë se kurdoherë tjetër.

Tiranë, natyra e ngushtë i zgjedhjeve çoi në mosmarrëveshje midis partive politike në mënyrën se si do trajtoheshin apo lexoheshin votat e ngatërruara.

Zoti Rama kryesoi me 10 vota në mbi 250,000 vota pas përfundimit të procesit të numërimit të parë, por pas 762 votave të hedhura në kutitë e gabuara aksidentalisht, zoti Lulzim Basha kryesoi me 93 vota.

Kolegji Zgjedhor, i cili është edhe hallka më e lartë e gjykimit të çështjeve zgjedhore i përbërë nga gjyqtarë të Gjykatës së Apelit u zgjodhën rastësisht për të shërbyer si Kolegj Zgjedhor, kur ky i fundit dy herë rresht vendosi njëzëri që të numërohen votat e hedhura në kutitë e gabuara, duke pranuar argumentin e Partisë Demokratike, sipas së cilës çdo votë duhet të numërohet dhe se vullneti i votuesve ishte shprehur qartë.

Shtatë gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor u emëruan në Gjykatën e Apeli gjatë kohës që në qeveri ishte Partia Socialiste dhe vetëm njëri prej tyre u emërua në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.

e.t/NOA

KOMENTE
  • sotir Labi21:19 - 26 Korrik 2011
    Anita.Se cfare do beje ky tjetri,mesazhi u dha dje fare qarte me therjen e dashit para bashkise ;mbyllni gojen,as greva e as protesta se si dashi do ju therim.Le ta prvoje dikush dhe te thote se luli erdhi kryetar me vota te vjedhura,pa ja leron mire nenen saliu.
  • anita21:28 - 25 Korrik 2011
    po shyqyr qe u largu me ne fund rama se e kishte privatizu ate karriken tani na ngelet te shohim qa do beje ky tjetri ..... basha