Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakrohet dhe vdes një burrë në Korçë, 10 persona të dyshuar
English

Masakrohet dhe vdes një burrë në Korçë, 10 persona të dyshuar

Korçë, 25 Korrik 2011 NOA/ Alba Filipi – Një burrë në moshë të thyer ka gjetur vdekje të llahtarshme në banesën e tij pasi është sulmuar dhe masakruar me mjete të forta dhe goditje fizike, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Ngjarja ka ndodhur sot në orën 03.00 të mëngjesit në fshatin Pojan të rrethit Korçë. Policia tha se u informua se Ali Zeneli, 78 vjeç, u gjet i vdekur dhe familjarët kanë lajmëruar sallën operative duke kërkuar ndihmë.

Disa forca policie që shkua në vendngjarje konstatuan se në trupin e viktimës ka patur shenja dhune.

Forcat e policisë që po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje konfirmuan se kanë shoqëruar 10 persona te cilët po merren ne pyetje.

Nga hetimet e deritanishme vlen te theksohet se mendohet qe viktima te jetë goditur me mjete te forta dhe me grushte.

Policia tha se po kryhen te gjitha veprimet hetimore te nevojshme si dhe pritet mendimi i mjekut ligjor për dokumentimin e plote të ngjarjes ndërsa po shihen të gjitha pistat e mundshme të krimit.

a.f/NOA

KOMENTE