Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrin konfirmimi zyrtar, Lejla Selaçi e zhdukur në ishullin e tmerrit
English

Mbërrin konfirmimi zyrtar, Lejla Selaçi e zhdukur në ishullin e tmerrit

Prishtinë, 25 korrik 2011 NOA - Në ngjarjen tragjike në ishullin Utoja afër kryeqytetit të Norvegjisë, kur të paktën 86 persona kanë humbur jetën nga plumbat e norvegjezit Andres Breivik, nuk dihet ende për fatin e disa të rinjve të cilën të premten ishin në ishull. Në mesin e të pagjeturve është edhe e reja 17-vjeçare Lejla Selaçi, nga babai kosovar dhe nëna norvegjeze. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmon lajmin.

"Autoritetet norvegjeze kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin tek ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peçi" ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami, citon e përditshmja kosovare Express.

Ndërkohë në kampin e të rinjve në ishullin Utoja ndodhej edhe një i ri tjetër kosovar, i cili ka shpëtuar. “Egzon Belegu ka marrë lëndime shumë të lehta”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Behrami. Ambasadori Peci thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me dy familjet kosovare, me qëndrim në Norvegji, të prekura nga kjo tragjedi.

Raportet e Policisë norvegjeze flasin se katër deri pesë të rinj janë ende duke u kërkuar, por nuk ka asnjë informacion për ta. Kryqi i Kuq norvegjez njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë, por se mundësitë për të gjetur të mbijetuar tani janë minimale. Sipërfaqja në ishull është kontrolluar e tëra, dhe kërkimet janë përqendruar në ujrat rreth ishullit. a.q/NOA

KOMENTE