English

Konkursi, zgjidhen 56 shefat e rinj të shërbimit në QSUT

Tiranë, 26 korrik 2011 NOA – Në QSUT nis emërimit i shefave të shërbimit. 56 prej tyre janë të rinj ndërsa kanë mbetur vakant edhe 2 shërbime të tjera.

Ministri i shëndetësisë, Petrit Vasili tha se proces ka qenë transparent dhe publik.

“Në çdo rast, që kemi ndërprerje të mandatit për arsye objektive, do të aplikohet procedura e hapjes së konkurrimit me kandidatura alternative. Kjo mban të gjallë ambicjen pozitive dhe krijon premisat për transprencë të plotë për kandidatët", u shpreh Vasili.

Paraqitja e kandidaturave ka qënë e lirë si për mjekët apo drejtuesit aktual ashtu edhe për të rinjtë. Ndërsa për mjekët, që mbushin moshën e pensionit, do t`u ndërptitet mandati i shërbimit, por për ta nuk do të jetë fundi i karrierës.

Dy shërbimet e mbetura vakant në postin e drejtuesit do të plotësohen nga një vendim i dytë i komisionit. Këta drejtues kanë një mandat 5-vjeçar me të drejtë rikandidimi për të njëjtin shërbim.

a.q/NOA

KOMENTE