English

Berisha: Në sulm për bujqësinë (VIDEO)

Kryeministri Berisha trajtoi sot, në mbledhjen e qeverisë, disa nga zhvillimet më pozitive, por edhe të problematikave në fushën e bujqësisë, duke sjellë treguesit më të fundit të rritjes së prodhimeve shqiptare dhe eksportit të tyre, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas këtyre të dhënave, eksporti i prodhimeve shqiptare është rritur me 31 përqind, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe konkretisht, rritja 2.6 herë në vëllim ose 300 përqind në vlerë të eksportit të perimeve; rritja 300 përqind në vlerë të eksportit të frutave; rritja 48 përqind në vëllim dhe 44 përqind në vlerë të bimëve mjekësore. "Përpjekja jonë, - tha Kryeministri - për të nxitur subvencionimin ka bërë që mijëra apo dhjetëra mijëra hektarë tokë frutikulturë të japin rezultatin e vet të pamohueshëm".

207

KOMENTE