Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burg pa afat babait, vrau djalin pse shkoi në dasëm
English

Burg pa afat babait, vrau djalin pse shkoi në dasëm

Berat, 27 korrik 2011, NOA – Gjykata e Beratit ka vendosur burg pa afat për njeriun, i cili vrau me armë zjarri djalin e tij pse shkoi në dasmën e kushërirës si dhe plagosi tre persona të tjerë.

Yzeir Cjapi, 65-vjeç, banor i fshatit Arrëz, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit u njoh sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, me masën e sigurisë, ndërsa nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese në lidhje me ngjarjen.

Përfaqësuesi i organit të akuzës Gentian Abazi i kërkoi sot trupit gjykues cilësimin e ligjshëm të arrestimit të autorit si dhe vendosjen e masës së sigurisë “burg pa afat`" duke paraqitur një sërë provash dhe dëshmish në lidhje me ngjarjes.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues Mariana Velçani vendosi të cilësojë si të ligjshëm ndalimin e 65-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” me akuzat “vrasje me dashje”, “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Dorian Velia15:48 - 27 Korrik 2011
    do te ishte mekat nese ky lloj njeriu pjesen e mbetur te jetes mos ta kalonte ne burg