Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fullani: Normat e intersit nuk do të ndryshojë, shqiptarët të rrisin konsumin
English

Fullani: Normat e intersit nuk do të ndryshojë, shqiptarët të rrisin konsumin

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se norma bazë e interesit nuk ka ndryshuar, duke qëndruar në nivelin 5.25%. “Në aspektin makro-ekonomik, inflacioni është ndikuar nga një sërë aktorësh me intensitet të ndryshëm dhe kahe të kundërt”, tha Fullani gjatë një konference për shtyp, ku pohoi se, rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit ka qenë 3.4% dhe inflacioni është shënuar 4 dhe 4.1%.

Ai ka informuar se ja rritje të të ardhurave nga sektori i ndërtimit, i cili ka pësuar përmiresime të dukshme. Duke u ndaluar tek kredia bankare, guvernatori i BSH-së, informoi se kredia në lekë ka arritur në nivelin 14% deri në muajin maj. Ai theksoi në këtë drejtim se sistemi bankar ka aplikuar praktika të kujdesshme kredidhënëse.

Gjatë analizës 6- mujore të ekonomisë shqiptare, Fullani tha se se shpenzimet publike u rritën me 7.4% dhe se të ardhurat buxhetore kanë qenë të ngadalta. Sipas tij, eksportet në 5-mujorin e parë u rritën në 23.3% dhe importet në vlerë shënuan rritje 14.1% gjatë periudhës janar-maj.

“Gjykojmë se kushtet monetare janë të përshtatshme për të stimuluar rritjen ekonomike. Në kushtet e ekulibrave të brishtë, kjo filozofi do të udhëheq veprimtarinë tonë edhe në periudhën e ardhshme”, tha mes te tjerash guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Sipas tij presionet inflacioniste janë të kontrolluara, edhe pse përmendi rastin e rritjes së akcizës për disa produkte, që I dha ndikim rritjes së inflacionit. “Rritja e akcizës për disa produkte ka patur ndikim rritës në inflacion, por kjo është më e vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë 2 tremujorëve rritja e mbështetur nga sektoret e shërbimeve, tregti hoteleri dhe reastorante. Rritja e ekonomisë në këtë 6 mujor, është mbështetur tek prodhimet e industrisë dhe tek ai i shërbimeve. “Gjatë 2 tremujorëve rritja është mbështetur nga sektoret e shërbimeve, tregti, hoteleri dhe reastorante si dhe nga sektori i prodhimit të industrisë”, tha Fullani, ndërsa bëri thirrje gjithashtu konsumatorëve shqiptarë të rrisin konsumin për një zhvillim të qëndrueshëm për një ekonomi të vogël si ajo e Shqipërisë.

a.q/NOA

KOMENTE