Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e urisë në Bulqizë, minatorët tri ditë nën tokë, përkeqësohet shëndeti i tyre
English

Greva e urisë në Bulqizë, minatorët tri ditë nën tokë, përkeqësohet shëndeti i tyre

Bulqizë, 27 korrik 2011, NOA/Irma Toptani – 20 minatorët e kromit në Bulqizë hynë sot në ditën e tretë të grevës së urisë, dhe gjendja e tyre shëndetësore 1400 metra nën tokë është në mëshirë të fatit.

Asnjë përgjigje nuk ka mbërritur për kërkesat e tyre jetike, as nga kompania austriake ACR, e cila u bë shkak i rebelimit deri në masën e grevës së urisë as nga qeveria, tek e cila minatorët shpresojnë për mbështetje.

Të 20 minatorët grevistë, nga afro 700 heronjtë e nxjerrjes së kromit në minierën e Bulqizës nuk kërkojnë asgjë më shumë se plotësimin e kushteve njerëzore të punës në galeritë e nëndheshme të minierës së kromit, e marrë me koncesion nga kompania austriake.

Por, kjo e fundit tej fitimeve të veta në minierën shqiptare nuk kërkon t’ia dijë për interesat jetike të minatorëve.

Është pikërisht kjo papërgjegjshmëri thonë minatorët, që i shtyu ata të ndërmarrin formën finale të protestës, grevën e urisë.

Ata kërcënojnë se do ta vijojnë grevën e tyre pa afat që don të thotë se për arritjen e kërkesave nuk pyesin më as për shëndetin e tyre, i rrezikuar përditë nën minierë.

Minatorët kërkojnë rritjen 20 përqind të pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin dhe sigurinë e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit, miratimin e statusit të minatorit dhe largimin e subjekteve të paliçencuara nga miniera, kërkesa që kanë mbetur në ajër dhe pa asnjë përgjigje.

Por, si kundërpërgjigje e indiferencës së autoriteteve të kompanisë, minatorët përforcojnë një nga kërkesat e tyre, duke deklaruar se në rast të mospërgjigjes deri sot, ditët e ardhshme të grevës së urisë ata nuk do të kërkojnë më rritjen me 20 përqind të pagës, por dyfishimin e saj.

Ata vijojnë thirrjen ndaj qeverisë që të ndërhyjë në arritjen e kërkesave të tyre, kërkesa që i parashtruan edhe javën e shkuar gjatë disa ditësh protesta në dyert e kryeministrisë.

mit/NOA

KOMENTE