Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heroit të integritetit
English

Heroit të integritetit

Nga Gani Qarri

Dhimbjet e plagëve të Kosovës së dalë nga lufta ishin të mëdha, për mijëra të vrarë dhe të zhdukur që nga fillimi i jetës së saj në liri, gjetja e të cilëve nuk ka përfunduar dhe pritet ende edhe sot. Por, plagë të reja dhe të vjetra u thelluan edhe më tepër, pas tendencave afro 12-vjeçare të strukturave kriminale serbe, të ndihmuara nga Serbia, UNMIK-u e herë-herë edhe nga EULEX-i, për zhvatjen e një pjese të territorit të Kosovës, në veriun e vendit tonë.

Përkundër durimit të treguar nga qeveria e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, për vite me radhë, dhe të gjitha përpjekjeve për stabilizimin e gjendjes përmes bisedimeve me faktorin ndërkombëtar si dhe bisedimeve të fundit direkte me Serbinë, në veri nuk u arrit kurrë që të stabilizohej gjendja, lulëzonte edhe krimi i organizuar nën regjimin e sundimit të bandave kriminale atje.

Madje edhe ata që i patëm ftuar si miq dhe mekanizma me përvojë për ndihmë në vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të vendit, ata më shumë heshtnin me indiferencë, e jo rrallë edhe ndihmuan keqësimin e gjendjes atje, ku harta e Kosovës kërcënohej haptas që të shqyhej duke u tërhequr sa andej sa këndej,mbi të cilën fare e papenguar përveç bandave kriminale,mbi te kishte ngulur thonjtë fort edhe vetë Serbia, duke humbur gjithë drejtpeshimin e shtetit të Kosovës në atë pjesë vitale të territorit tonë.

Dhe kohët e fundit për veriun e vendit, nuk flitej më vetëm mbi humbjet qindra milionëshe të buxhetit të Kosovës nga kontrabanda në kufijtë e pakontrolluar,por gjithnjë e më shpesh edhe për ndarjen e asaj pjese dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë. Bile, përfaqësuesi serb Goran Bogdanoviç, para kamerave televizive ,sot deklaronte hapur se gjendja e atjeshme nuk duhet të ndryshohej, sepse qenka fryt i përpjekjeve të tyre 12 vjeçare për tjetërsimin e veriut nga shtetësia Kosovare, dhe përshtatjen e asaj pjese për zhvatje nga Serbia.

Ndaj ishte momenti i fundit që Institucionet kushtetuese, të ndërmerrnin diçka serioze dhe konkrete për shtrirjen e integritetit territorial në gjithë vendin dhe vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Shtetit tonë të ri përkundër vështirësive dhe sakrificave ,jo të vogla për ne.

Kështu që Qeveria e Kosovës e përkrahur unanimisht nga të gjitha partitë politike, të gjitha shoqatat e grupet e mundshme, si dhe popullata shumicë e vendit në tërësi, me datën 25 Korrik të këtij viti, filloi aksionin e domosdoshëm dhe të shumëpritur, të përgatitur dhe udhëhequr me shumë sukses nga pjesa më e ndritshme dhe më e besueshme institucionale, siç është Policia speciale e shtetit për ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend, të cilës me të drejtë iu besua vendosja e integritetit të nëpërkëmbur territorial dhe kontrollit shtetëror edhe në pjesët e çakorduara ligjore dhe institucionale të shtetit për afro 12 vite, që nga liria e vendit tonë.

Ata e kryen detyrën me devotshmëri të plotë, duke vënë kontrollin e munguar ndër vite edhe në dy pikat e rrezikuara kufitare, për të cilat u kërkuan trimëri ,guxim vendosmëri dhe sakrifica të dhembshme, ku gjatë aksioneve të rivendosjes së rendit e ligjit dhe kontrollit shtetëror në ato pjesë, u plagosën disa dhe humbi jetën edhe një hero i rivendosjes së integritetit tonë shtetëror, polici i nderuar 32 vjeçar Enver Zymberi, i cili e përfundoi aksionin me aq përkushtim, duke dhënë edhe jetën për shtetin e tij.

Shpresojmë që mundi dhe detyra e tyre e kryer me aq sukses dhe nder, ta forcojë rendin dhe ligjin si dhe shtetësinë e Kosovës atje, për të cilën u sakrifikua edhe polici i njësisë speciale, emri i të cilit nderon vendin ku ra dhe pikën kufitare, të cilën ai me shokë e çliruan.

Rënia e policit Enver Zymberi është rënie nderi për shtetin dhe popullin e Kosovës, ndaj akti i tij meriton të përkujtohet me pietetin e heronjve të mbrojtjes së shtetit dhe integritetit territorial të vendit, dhe pika kufitare ku ai derdhi gjakun e njomë duhet të emërtohet sipas emrit të tij, i cili do të jetë gurthemeli i mbrojtjes së kufijve tanë nga të cilët nuk guxon më askush të tërhiqet.

I përjetshëm qoftë kujtimi për heroin Enver Zymberin, dhe rënies së tij, përgjithmonë LAVDI!

KOMENTE