Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurrsesi s’bën të zmbrapsemi tash
English

Kurrsesi s’bën të zmbrapsemi tash

Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Policia e Kosovës, me vendim të qeverisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 22, mori nismën për vendosjen e kontrollit në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të vendit. Ky vendim e pason vendimin paraprak të javës që shkoi për moslejimin e hyrjes së mallrave prej Serbisë dhe qarkullimin e tyre në Kosovë. Vendimi për moslejimin e mallrave prej Serbisë në Kosovë, në kuadër të reciprocitetit karshi Serbisë, është praktikisht i pamundur të zbatohet pa i marrë nën kontroll këto dy pika doganore. Prandaj, vendimi i fundit i Qeverisë është i kuptueshëm, i arsyeshëm dhe i drejtë.

Me këtë rast, shpresojmë që nuk është menduar vetëm hapi i parë. Shpresojmë që qeveria ka nisur me zbatimin e një plani e një strategjie më të gjerë për ta bërë Kosovën sovrane e me integritet territorial. Nëse është menduar vetëm hapi i parë, atëherë mund të bëhet edhe më keq seç ka qenë deri më tash. Nëse nuk vazhdohet me ofensivë të vendosur deri në fund, pikat e marra nën kontroll mund të mos mbrohen gjatë. Hapi i këtillë është pozitiv dhe i drejtë, por hapi mbetet veçse një hap. Hapi nuk e bën ecjen. Ecjen e përbëjnë hapat, shumë hapa të bashkërenduar.

Sidoqoftë, edhe nëse qeveria e Kosovës nuk ka menduar më shumë e më gjatë se këtë hapin e parë që e ndërmori, mungesa e planit dhe strategjisë duhen kompensuar me thirrjen e domosdoshme që qeveria dhe Presidentja duhet t’ia bëjnë gjithë popullit dhe shoqërisë sonë në mbrojtje të Kosovës në këto momente të jashtëzakonshme. Populli dhe qytetarët e Kosovës, qeveria dhe organet më të larta shtetërore, duhet të jenë në gjendje gatishmërie për njëri-tjetrin dhe së bashku të gatshëm për Kosovën. Ajo çfarë ndodh ose nuk ndodh brenda disa ditëve në kohëra si kjo, kollaj mund të përcaktojë periudha të tëra prej disa dekadave më pastaj.

Shteti i Kosovës kurrsesi nuk bën të zmbrapset tash. Populli dhe institucionet e Kosovës tash duhet të jenë vigjilentë dhe të organizuar për ta mbrojtur Kosovën, për ta mbështetur pa kursim policinë e Kosovës që e mbron Kosovën. Organizimi i përbashkët i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqërore do ta përshpejtonte dhe lehtësonte fitoren. Lëvizja VETËVENDOSJE!, me të gjithë aktivistët dhe anëtarët e saj, është e gatshme dhe shumë e interesuar që të kontribuojë për këtë. Tash është koha që institucionet më të larta shtetërore të mos administrojnë teknikisht por të prijnë politikisht.

KOMENTE