Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot pasdite hapen dyert, Basha: Bashkia u përket të gjithëve
English

Sot pasdite hapen dyert, Basha: Bashkia u përket të gjithëve

Tirana, 27 korrik 2011, NOA – Dyert e bashkisë së Tiranës do të haoen sot pasdite për të gjithë qytetarët. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, zyra e shtypit e bashkisë ka bërë me dije se, kryetari i bashkisë, Lulzim Basha fton qytetarët e Tiranës, që të vizitojnë zyrat e Bashkisë, sot pasdite në orën 18.30. “Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike”, - është shprehur Kryebashkiaku Basha. Dyert e Bashkisë do të jenë të hapura, për cdo qytetar të Tiranës të mërkurën në mbrëmje.” Siç e ka theksuar edhe gjatë fushatës, por edhe ditën e betimit, kryebashkiaku Basha siguron edhe një herë, se qytetarët janë të parët dhe Bashkia është në shërbim të tyre. Vizitorët e Bashkisë do të kenë mundësinë të takohen me Kryebashkiakun Basha, në zyrën e tij. “Bashkia nuk do të jetë më vend i betejave politike. Të vetmet beteja të Bashkisë, do të jenë interesat dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës”, - është shprehur kryetari i bashkisë, Lulzim Basha.

Takimet e pasdites do të jenë të parët për Bashën që pas marrjes së postit zyrtar në krey të bashkisë më të madhe në vend.

a.q/NOA

KOMENTE