Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Deputetët ti shërbejnë vendit dhe jo partisë
English

Topalli: Deputetët ti shërbejnë vendit dhe jo partisë

Tiranë, 27 korrik 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme u takua me ambasadoren e Britanisë së Madhe Fiona McIlwham.

Gjatë bisedës mes tyre, Topalli e cilësoi historike vizitën e Kryetares së Dhomës së Lordëve Baroness Helene Hayman në Parlamentin e Shqipërisë, vitin e kaluar. Ndërsa nga ana e saj, ambasadorja McIlwham, u shpreh se bashkëpunimi mes dy parlamenteve, do të hapë një faqe të re në marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe .

Sakaq Topalli shprehu kënaqësinë e saj, për zbatimin e programit “Westminster Foundation for Democracy”, i cili do të kontribuojë më tej në shkëmbimet ndërparlamentare mes dy vendeve, duke sjellë në Kuvendin e Shqipërisë modelin, përvojën dhe praktikat e mira të parlamentit të Britanisë së Madhe.

Kryetarja e Kuvendit theksoi më tej se “Parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Deputetët, si përfaqësues të popullit, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese , të votojnë ligjet, të cilët i shërbejnë vendit dhe jo partisë’.

Sipas saj, zbatimi i këtij programi do të sjellë një vlerë të shtuar në arritjet dhe sfidat e Kuvendit të Shqipërisë, në rrugën drejt përmbushjes së standardeve më të larta të parlamenteve të vendeve më të zhvilluara të hapësirës euroatlantike.

Në përfundim Topalli tha se, “Shqipëria është e para, Parlamenti është institucioni më i lartë. Çdo deputet ka privilegjin dhe detyrën për të votuar reformat e vendit. Askush nuk mund të ndajë më deputetët për të punuar bashkë”.

a.y/NOA

KOMENTE