English

7 sulme kamikaze në Afganistan, mes 18 viktimave edhe gazetari i BBC

Kabul, 28 korrik 2011, NOA - Shtatë kamikazë talebanë sulmuan sot disa ndërtesa duke përfshirë ato për strehim zyrën e guvernatorit dhe selinë e policisë në Tarin Kot, kryeqyteti i provincës jugore të Uruzgan në Afganistan.

Sipas kanalit televiziv Shamshad, një nga sulmuesit gjithashtu sulmoi selinë rajonale të Radio - Televizionit Kombëtar.

Sulmi ka sjellë një përgjigje të menjëhershme nga ana e forcave të sigurisë, me përleshje të përhapura në të gjithë qytetin. Një gazetar në vendin e ngjarjes pohoi për agjencinë ë lajmeve NASA se ka dyshimi se është një sulm i koordinuar mbi talebanët dhe se objektivi kryesor ishte selia e guvernatorit të Uruzgan. Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për 18 të vdekur dhe 35 të plagosur. Mes viktimave është edhe korrespondenti lokale i BBC, Ahmad Omaid Khpalëak. Khpalëak, i cili ishte gjithashtu punonte edhe për agjencinë e lajmeve afgane Pajhëok, ishte në studiot e radio televizionit kombëtar, kur kryengritësit, nëpërmjët sulmeve vetëvrasëse me bombë, hynë në zyra.

Pajhëok, e cila konfirmoi praninë e gazetarit të saj, fillimisht raportoi se nuk ishte në gjendje të hynte në kontakt me të.

a.q/NOA

KOMENTE