Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çifti i famshëm mbyll fëmijët në shtëpi, ia mbath për drekë
English

Çifti i famshëm mbyll fëmijët në shtëpi, ia mbath për drekë

Angelina Jolie dhe Brad Pitt vendosin të lënë fëmijët e tyre në shtëpi dhe të largohen për një drekë romantike në Londër

Tiranë, 28 Korrik 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Ata kanë shkuar në Britaninë e Madhe së bashku me 6 fëmijët e tyre, ndërsa Brad Pitt po punon për filmin e tij më të ri “World War Z”.

Pasi kaluan një pjesë të madhe të kohës me zogjtë e tyre, vendosën ti lënë fëmijët në shtëpinë me qera në Londër, në mënyrë që ato të gëzonin një drekë romantike së bashku në hotelin Dorchester në Londër.

Brad duket i veshur me një palë pantallona ngjyrë bezhë dhe këmishë të bardhë, ndërsa Angelina duket se ka një pamje klasike me një T-shirt të bardhë me mëngë të gjatë dhe një palë pantallona të gjata në ngjyrë të përhirtë.

Pavarësisht nga fakti se çifti ka qenë i ndarë veç e veç javëve të fundit, është hera e parë që ato janë parë së bashku që në fund të qershorit.

Ndërsa Brad është duke punuar shumë për filmin e tij më të ri, të përshtatur nga romani Max Brooks, Angelina ka qenë e zënë duke u kujdesur më së mëri për veten dhe zogjtë e saj.

Këtë mëngjes Anxhelina, së bashku me vajzën e saj 3 vjeç Vivienne, është parë tek luleshitësi Streets në Richmond.

36 vjeçarja u fut ne dyqan e mbuluar e gjitha në të zezë, e fshehur në syze të zeza duke mbajtur në njërën dorë çantën Louis Vuitton, dhe në dorën tjetër vajzën e saj.

Ato mbanin lulet në dorë, dhe shumë shpejt u drejtuan drejt makinës së tyre për tu larguar nga Streets.

Ylli turistik është aktualisht në kryeqytet me zogjtë e vet.

Një ditë më parë ajo kishte marrë fëmijët e saj në kinema në Ricmond për shfaqjen private të filmit të ri Harry Potter.

Ajo ishte përsëri e veshur në të zezë dhe me çantën e saj klasike Louis Vutton. Filmi, thuhet se përmban disa sekuenca të dhunës dhe imazhe të frikshme.

a/k/NOA

KOMENTE