English

Kritika e BE-së: Serbia u tërhoq nga dialogu, shkaktare për trazirat

Bruksel, 28 korrik 2011, NOA - Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, akuzon Beogradin si përgjegjës për gjendjen kritike në veri të Kosovës. “Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës, me një të vrarë dhe një person tjetër të plagosur, është një tregues tragjik i ngecjes në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë",- ka thënë Lunacek në një njoftim për shtyp të lëshuar nga zyra e saj.

Ajo iu ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të menjëherë t’i kthehen tryezës së bisedimeve, ndërkohë që ka shtuar se Serbia duhet të njohë vulat doganore të shtetit të ri fqinj. "Duke bllokuar dialogun, Serbia filloi mosmarrëveshjet aktuale në kufi, të cilat arritën pikën e vlimit, pas reagimit jot e duhur nga autoritetet e Kosovës. Serbia duhet të njohë menjëherë vula doganore të Kosovës. Autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve"- tha Lunaçek.

a.q/NOA

KOMENTE