Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vritet në Vlorë emigranti 30-vjeçar, dyshohet larje hesapesh
English

Vritet në Vlorë emigranti 30-vjeçar, dyshohet larje hesapesh

Vlorë, 28 korrik 2011, NOA – Një emigrant shqiptar në Itali i kthyer në atdhe për pushimet e verës është ekzekutuar mbrëmjen e të mërkurës pak metra larg banesës së tij, në Vlorë.

30-vjeçari Gladiol Leka kishte tri ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime, pasi jetonte prej shumë vitesh në Itali.

Ndërsa po ecte pranë shtëpisë së tij, dy persona me motorr i janë afruar duke e shënjestruar dhe zbrazur karikatorin në drejtim të tij.

Gladiol Leka u qëllua me 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, dhe pas ndihmës së parë në rrugën ku ai u qëllua gjatë transportimit në spital, 30-vjeçari nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të rënda.

Pas vrasjes së shënjestrës së tyre dy autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me motorr duke i shpëtuar pa u identifikuar forcave të policisë.

Blutë e antikrimit në Vlorë po ekspertojnë vendin e ngjarjes dhe për të hetuar rrethanat kanë marrë në pyetje edhe familjarë e miq të viktimës.

Grupi hetimor po ngre si pistë kryesore vrasjen për larje hesapesh, që sipas hetuesve mund të lidhet me qëndrimin e të riut në Itali.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, por nuk jepen detaje.

Policia e Vlorës informon se sot do të dalë përgjigja e analizës balistike për kalibrin dhe llojin e armës me të cilën u ekzekutua emigranti Gladiol Leka.

Janë marrë shumë persona në pyetje për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, por ende nuk ka të shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

mit/NOA

KOMENTE