English

Tenton ta përdhunojë, ajo i pret organin gjenital dhe e çon në polici

Indi, 29 korrik, NOA- Ka tentuar ta përdhunojë, ajo pret penisin e tij dhe e çon në polici si dëshmi të dhunës seksuale. Ngjarja ka ndodhur në Indi, në fshatin Mirzapur, Jhalakathi, (rreth 200 km në jug të kryeqytetit), ku Monju Begum, 40 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, shkoi në polici me një penisnjë qese për të denoncuar Mozammel Haq Mazi, fqinjin e saj për përdhunim. Sipas gruas burri kishte hyrë me forcë në banesën e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë.

Gruaja ka deklaruar në polici se ajo ka luftuar për të parandaluar dhunimin dhe i ka prerë penisin për të treguar se Mazi u përpoq ta përdhunojë.

Lidhur me organin e burrit profesor AMSM Sharfuzzaman, një kirurg në Sher-e-Bangla Medical College and Hospital Hospital ka thënë se nuk ka qenë e mundur të ngjitet .

"Policia e ka sjellë penisin e tij të prerë disa orë pas aksidentit," ka thënë ai.

a.e./NOA

KOMENTE