Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha takon Thaçin në Dhërmi: Ju mbështesim në kontrollin e plotë të kufijve
English

Berisha takon Thaçin në Dhërmi: Ju mbështesim në kontrollin e plotë të kufijve

Dhërmi, 31 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – Pak ditë pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës kur qeveria e Kosovës vendosi të marrë nën kontrollin e saj dy vendkalimet kufitare me Serbinë, atë të Jarinës dhe Bërnjakës, Kryeministri Sali Berisha ftoi këtë fundjavë homologun e tij Hashim Thaçi, i cili fluturoi drejt jugut të vendit, për t’u takuar me zotin Berisha në rezidencën qeveritare në plazhin e Dhërmiut, ku kryeministri po pushon prej disa ditësh me familjen e tij.

Ky është takimi i parë kokëkokë mes dy kryeministrave Berisha e Thaçi pas ngjarjeve në veri të Kosovës, që shkaktuan vdekjen e një polici të njësisë speciale të Policisë së Kosovës dhe djegien e mjediseve pranë pikës kufitare të Jarinës, të shkaktuara nga ekstremistë serbë.

Ngjarjet më të fundit në Kosovë që sollën edhe reagimin në kor të ndërkombëtarëve, të cilët kërkuan qetësimin e situatës dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut ishin lajtmotivi i takimit mes dy homologëve shqiptarë.

Kryeministri Berisha gjatë mikpritjes së mysafirit nga Kosova në vilën qeveritare në Dhërmi i dha mbështetjen e fuqishme homologut Thaçi, për aksionin në garantimin e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Kryeministri e garantoi homologun Thaçi se qeveria shqiptare e mbështet qeverinë e Kosovës në vendimin për të marrë nën kontroll të plotë sipas ligjeve dhe kushtetutës të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit i bëri rishtas me dije kryeministrit të Kosovës se qeveria e tij po i ndjek me shqetësim provokimet e bandave të serbomëdhenjve në kufirin verior të Kosovës, që rreken të kryejnë akte kriminale në veri për të cënuar rendin kushtetues në Kosovë, integritetin dhe kontrollin e territorit të Kosovës.

Kryeministri Berisha gjatë bisedës me homologun Thaçi dënoi aktet kriminale të ekstremistëve serbomëdhenj në pikat kufitare në veri të Kosovës, vrasjen e oficerit Enver Zymberi, djegien e ndërtesave të doganave dhe sulmin ndaj njësive të KFOR-it në vendkalimet kufitare.

Kreu i ekzekutivit ritheksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare t’i dhënë Kosovës të gjitha lehtësirat portuale për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj, me pasoja sa më të vogla, bëjnë me dije burime pranë kryeministrit.

Kryeministri Berisha e inkurajoi kryeministrin Thaçi që të vijojnë dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e Brukselit, i cili i shërben të dyja palëve në bisedime dhe paqes e stabilitetit në rajon.

mit/NOA

KOMENTE