English

Zgjohet vullkani Etna, llava shkon në 500 metra

E diel, 31 korrik 2011, NOA- Rreth orës 20.00 të mbrëmjes së kaluar vullkani Etna është rizgjuar dhe deri rreth orës 20.30 i ka dhënë jetë një aktiviteti spektakolar, ndërsa llava rridhte nga krateri në juglindje të tij.

Sakaq menjëherë pas dhënies së shenjave të para me goditje të forta, shtëllunga llave kanë arritur lartësinë 450-500 metër duke krijuar përreth një re të dendur hiri.

Më tej një rrjedhë llave zbriti rreth pjesës lindore të Valle del Bove.

Hiri përfshiu edhe disa zona të tjera, por fatmirësisht nuk shënoi probleme në aeroport, duke bërë që ai të ngelet në funksion.

a.y/NOA

KOMENTE