English

Mediat kosovare: Në veri, mercenarë rusë

Prishtinë, 1 gusht 2011, NOA - Në mesin atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në Veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele, të MUP’it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë si dhe mercenarë të ardhur nga Rusia.

“Nëpër bllokada në rrugët në Veri ka njerëz të armatosur të grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarë rusë”, citojnë mediat kosovare duke iu referuar burimeve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). “Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në Veri si dhe kriminelët Marko Jaksiq, Milan Ivanoviq dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjesht serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, citojnë mediat. Sipas tyre, të gjitha këto struktura që kanë ushtruar dhunë gjatë javës së kaluar dhe po e mbajnë gjendjen në tension janë inkurajuar dhe nxitur të veprojnë kështu edhe nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë që kanë qëndruar këto ditë në Kosovë.

a.q/NOA

KOMENTE