English

Rritet fluksi, Qershor-korrik, policia: 1629831 shtetas kanë hyrë në Shqipëri

Tiranë, 1 gusht 2011, NOA – Statistikat zyrtare të fluksit të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar gjatë muajve të sezonit turistik qershor dhe korrik janë rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Policia e shtetit bën me dije se në pikat e kalimit kufitar, gjatë periudhës 1 Qershor- 31 Korrik 2011 kanë hyrë 1629831 shtetas, nga të cilët 716386 shtetas shqiptarë dhe 913445 shtetas të huaj.

Të dhënat tregojnë se në muajin qershor të këtij viti kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 37282 shtetas shqiptarë më shumë se vitin e shkuar, ndërsa në kulm të sezonit turistik në korrik 73 687 shtetas shqiptarë më shumë se korriku i vitit 2010.

Ndërsa është rritur edhe numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë dy muajve të fundit të këtij viti.

Sipas të dhënave gjatë muajit qershor kanë hyrë në territorin shqiptar 86891 shtetas të huaj më shumë se qershorin e vitit të shkuar, ndërsa në muajin korrik ky numër është rritur me 108113 shtetas të huaj më shumë se krahasuar më të njëjtin muaj të vitit 2010.

Sipas policisë janë përpunuar në hyrje 405654 automjete.

Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit jep detaje të fluksit të hyrjeve dhe daljeve në vendkalimet kufitare për periudhën Qershor- Korrik 2011, të shoqëruara me tabelat krahasuese të së njëjtës periudhë të një viti më parë, për periudhat Qershor 2010 – Qershor 2011, Korrik 2010 – Korrik 2011, dhe 1 Qershor – 31 Korrik 2010 – 2011.

Tabela krahasuese e hyrje-daljeve

Qershor 2010 Qershor 2011 Korrik 2010 Korrik 2011
Hyrje Shtetas Shqiptarë 251548 288830 353769

427556

Dalje Shtetas Shqiptarë 237439 308472 261155

352900

Hyrje Shtetas të Huaj 177619 204510 600802

708935

Dalje Shtetas të Huaj 186560 162423 425596

405731

Tabela krahasuese e hyrje-daljeve

QershorKorrik 2010 Qershor-Korrik 2011 Diferenca
Hyrje Shtetas Shqiptarë 605317 716386 +111069
Dalje Shtetas Shqiptarë 498594 661372 +162778
Hyrje Shtetas të Huaj 778421 913445 +135024
Dalje Shtetas të Huaj 612155 568154 - 44001

KOMENTE