English

Sherr për semaforin, të shtëna me armë në kryeqytet

Tiranë, 1 gusht 2011, NOA – Disa të shtëna me armë kanë tronditur banorët pranë “Qytetit të nxënësve” sot pasdite.

Ngjarja ka ndodhur rreth 15 minuta më parë, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri disa herë në ajër. Burimet bënë të ditur se shkak për ngjarjen është bërë një sherr mes disa personave për të drejtën e kalimit në semafor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e situatës.

a.q/NOA

KOMENTE