English

Parashikimi i motit për 3 gusht 2011

Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Edhe nesër, vendi ynë do të mbetet me kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë dominues në të gjithë vendin përjashtuar ekstremin verior ku të pranishme do të jenë vranësirat kalimtare.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës parashikohet të mbetet me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë në zonat malore, në ekstremin verior vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe në mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës, kjo rritje do të jetë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, prezenca e dy qendrave të presionit të ulët atmosferik në Lindje të Europës dhe në Europën Qendrore do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe shira. Shira në formë rrebeshi do të bien në Francë dhe në Zonën e Alpeve të cilat do të shoqërohen me forcim të erës dhe shkarkesa rrufesh, kjo situatë do të ndikohet nga zhvendosja e fronteve në brendësi të Europës Qendrore dhe kalimi mbi Italinë veriore. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të ndodhet në kushtet e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe temperatura të larta, situatë kjo e ndikuar nga prezenca e qendrave të presionit të lartë atmosferik.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere

- Spanja rrezikon shira intensive dhe dallgëzim në det

- Franca do të rrezikohet për rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh

a.y/NOA

KOMENTE