Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Kosovës hyn në pikën kufitare nr.1, KFOR kërkon mbështetje
English

Policia e Kosovës hyn në pikën kufitare nr.1, KFOR kërkon mbështetje

E martë, 2 gusht 2011, NOA- Në pikën kufitare numër 1 në Jarinjë është vendosur Policia Kufitare e Kosovës.

E djegur nga ekstremistë serbë disa ditë më parë, pas ndërprerjes së aksionit të pastrimit, sipas zëdhënëses së policisë Sabrie Kamberi thuhet se, ndërsa serbët lokal vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë për në dy pikat kufitare në Bërnjak të Zubin Potokut dhe Jarinjë të Leopsaviçit, Policia e Kosovës është vendosur tashmë edhe në portën numër 1 në Jarinjë.

Ndërkaq gjatë konflikteve të ndodhura në veri të Kosovës ishin forcat e KFOR ato që mbajtën nën kontroll pikat kufitare të cilat edhe sot vijojnë të jenë nën kontrollin e tyre, ndërsa nga ana e tyre vetëm pak më parë u kërkuan forca shtesë në mënyrë që të garantohen qytetarët për një ambient të qetë dhe të sigurt.

a.y/NOA

KOMENTE