Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontradiktorët
English

Kontradiktorët

Nga Blerim Çoçaj

Tre vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Qeveria e Kosovës mori vendim për marrjen nën kontroll të pjesës veriore të Mitrovicës. Ky vendim i Qeverisë, nxori në pah kontradikta të mëdha në skenën politike vendore,por më shumë në atë ndërkombëtare. Një pjesë e diplomatëve ndërkombëtar, këtë vendim e shikuan në aspektin pozitivë, por kishte edhe nga ata të cilët e shikuan në aspektin negativ. Shtetet që kanë njohur Kosovën nuk kanë hezituar hapur të përkrahin veprimin e fundit të Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.

Madje, kishte nga ata të cilët u shprehen troç se një veprim i tillë është dashur të merret edhe më herët pasi që nuk ka pasur rrugë tjetër. Fajësuan Beogradin për djegien e dy pikave doganore të Mitrovicës dhe vrasjen e policit të Kosovës. Por, mendime të njëjta nuk kanë pasur ato shtete të cilat këmbëngulin që edhe pas tre vjetësh të mos e njohin Pavarësinë e Kosovës. Këto shtete edhe pse janë pjesë e shtëpisë së Bashkimit Evropian, shkuan aq larg sa që tentuan të fajësojnë Prishtinën për nxitje të urrejtjes dhe fillim të një lufte të re. Një mision politik me shumë kontradikta. Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe as të papritura. Historikisht Kosova njihet si një vend që për një shekull ka mbetur nën Serbi, pikërisht për shkak destruktivitetit të treguar të politikës së shteteve të Evropës. Këto vlerësime kontradiktore të shteteve të Bashkimit Evropian, nuk duhet të jenë shumë brengosëse për Kosovën. Brengosëse janë deklarimet kritike të disa diplomatëve të shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së vendimit për ndërhyrjen e policisë dhe marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të Mitrovicës, për herë të parë publikisht pranoi se institucionet ndërkombëtare kanë keqpërdorë durimi i Prishtinës. Të gjithë kanë qenë në dijeni se durimi i Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës, është duke u keqpërdorur jo vetëm në raport me çështjen së veriut të Mitrovicës, por edhe në shumë çështje të tjera me të cilat lidhet drejtpërsëdrejti fati i ardhshëm i Kosovës. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, përveç që i ofroi mbështetje Qeverisë së Kosovës në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, ai bërë thirrje edhe për vazhdimin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë. “SHBA-të janë kundër ndarjes së Kosovës dhe kjo çështje tashmë e njohur dhe as që do të diskutohet apo të jetë pjesë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Country. Countryman kërkoi që menjëherë të vazhdojnë bisedimet duke theksuar se Prishtina dhe Beogradi nuk duhet të vënë parakushte për vazhdimin e bisedimeve, por duhet t’u kthehen atyre. Thirrja e Countryman-it, dhe diplomatëve të tjerë ndërkombëtar për vazhdimin e bisedimeve, është shumë kontradiktore me zhvillimet dhe realitetin në Kosovë. Ndërhyrja e udhëheqësit të bisedimeve të Serbisë Borko Stefanovic në djegien e dy pikave kufitare dhe bllokimin e rrugëve, ka humbur kredibilitetin e vazhdimit të bisedimeve. Stefanovic nuk duhet shikuar si ndërhyrës individual në djegien e pikës kufitare. Fakti se ai është pjesë dhe udhëheqës i negociatave të Serbisë,tregon mjaft qartë se ai nuk përfaqëson vetëm veten, por Qeverinë dhe shtetin e Serbisë. Implikimet e fundit të Serbisë në djegien e pikave kufitare, janë dëshmitë më të mira për faktorin politik ndërkombëtar se Qeveria e Serbisë nuk ka qenë e as nuk është kredibile për të negociuar për të ardhmen më të mirë fqinjësore të dy shteteve. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me humbjen e kredibilitetit të individit( Borko Stefanovic),por me tërë kredibilitetin e politikës së Beogradit. Ndërkombëtarët, pas implikimit drejtpërdrejt të Qeverisë së Serbisë në kriminalizimin dhe djegien e pikave kufitare në Mitrovicë,do të duhej që të sqarojë edhe një herë kredibilitetin dhe seriozitetin e Serbisë për vazhdimin e bisedimeve. Ashtu-kështu arritja tri marrëveshjeve në Bruksel, për shkak të destruktivitetit të politikës së Serbisë, vështirë së do të duket në horizont. Por, pavarësisht këtyre thirrjeve, shteti i Kosovës duhet të ecë drejtë rrugës së vet evropiane. Në këtë rrugë nuk duhet t’i shkojë dhe të merret me kontradiktat e politikës së disa ndërkombëtarëve. Kontradiktorët nuk sjellin përfitime. Ata, përkundrazi vetëm sa i dëmtojnë proceset demokratike.

NOA

KOMENTE