English

Vuloset raundi i tretë i zgjedhjeve, KQZ shpall të pavlefshme votimet në Shalë

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA- Zgjedhjet e 8 majit do të mbahen mend gjatë, jo aq për kontestimin e rezultatit në kryeqytete se sa për kohën e shpalljes përfundimtare të rezultateve në rang vendi.

Nuk mjaftuan votimet në 8 maj dhe as ato të dielën e kaluar më 31 korrik, por një tjetër raund zgjedhor do të mbahet në vijimësi, ku banorët e komunës Shalë do të jenë të fundit që do të shprehin vullnetin e tyre, në procesin maratonë të votimit.

Pas vendimit të marrë ditën e sotme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zgjedhjet e pjesshme në komunën Shalë të Shkodrës janë shpallur të pavlefshme me unanimitet të plotë në radhët e komisionerëve.

Nga kjo njësi vendore, 6 qendra votimit pritet të votojnë sërish, ndërsa mosmbajtja e tyre ditën e diel ngjalli debat në radhët e komisionarëve.

Nga ana e socialiste u pretendua se faji ishte i KQZ, ndërsa nga ana e kreut të këtij komisioni Arben Ristani u tha se ishin komisionerët e majtë që kishin shumicën atje, ata që e bllokuan procesin.

a.y/NOA

KOMENTE