Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AK: Greqia autore e ligjit për regjistrimin e popullsisë
English

AK: Greqia autore e ligjit për regjistrimin e popullsisë

Tiranë, 4 gusht 2011, NOA – Ndërkohë që qeveria ka shprehur vendosmërinë për nisjen e regjistrimit të popullsisë në 1 tetor mbi të ashtuquajturin ligj për Censusin, dhe kur çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Aleanca KuqeZi ka reaguar rishtas duke akuzuar qeverinë se ka pranuar një ligj të hartuar nga Greqia.

Në vijim të kundërshtimit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare Aleanca KuqeZi deklaroi sot parlamenti grek ka kërkuar të përfshihen vëzhgues grekë në procesin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri.

Kjo sipas Aleancës vërteton akuzat se Greqia është autore e draftit për regjistrimin e popullsisë, i miratuar në parlament vetëm me votat e mazhorancës, në një votim, i cili për këtë aleancën është i dyshimtë pasi deputetët demokratë kanë votuar dy herë edhe për dy deputetë që në seancën e miratimit të draftit nuk ndodheshin fare në Shqipëri.

“Greqia ka nisur të shprehë pretendimet territoriale”, thanë aktivistë të Aleancës KuqeZi, duke preçizuar se Athina zyrtare ia ka kërkuar 5 herë regjistrimin etnik dhe fetar qeverisë shqiptare.

Aleanca kundër regjistrimit të popullsisë theksoi më tej se është në pritje të përgjigjes që do t’u japë grekëve ministri i Inovacionit, Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit, Genc Pollo.

Sipas aleancës heshtja e ministrit Pollo tregon vërtetësinë e akuzave dhe se qeveria është peng i draftit grek për regjistrimin e popullsisë.

Ndërkohë, për regjistrimin e popullsisë ka folur nga Përmeti edhe kreu i OSBE-së Eugen Wollfarth.

Wollfarth e mbrojti ligjin duke deklaruar se regjistrimi i popullsisë është proces i rëndësishëm dhe i shërben zhvillimit të vendit.

Ai i ka bërë apel qytetarëve të bëhen pjesë e këtij procesi në muajin tetor.

Edhe pas protestave të Aleancës KuqeZi dhe nënshkrimit të peticionit qytetar, qeveria nuk është tërhequr nga nisja e regjistrimit në muajin tetor.

Në formularin që do t’i paraqitet shtetasve shqiptarë në mbarë vendin do të bëjnë pjesë edhe pyetjet mbi etninë dhe fenë.

Procesi i regjistrimit të popullsisë apo Censusi do të kushtojë 14 milionë euro dhe përgjegjës për të do të jetë INSTAT.

Por, Aleanca KuqeZi deklaroi se regjistrimi i popullsisë është antikushtetues dhe nuk i shërben Shqipërisë.

Sipas aleancës regjistrimi kërkohet nga grekët me synimin për të rritur artificialisht numrin e popullsisë etnikisht greke në territorin shqiptar.

Por, ministria bën me dije se të gjithë ata që do të deklarojnë etni të rreme do të penalizohen.

mit/NOA

KOMENTE
  • Nardi Shembitrasi11:42 - 04 Gusht 2011
    Regjistrimi ipopullsise eshte bere ne te gjithe vendet kandidate per pranesimin e tyre ne bashkimin evropian,dhe urdheresat vijne direkt nga komisioni evropian.U be ne rumani,bullgari letoni kroaci,slloveni etj.Me tere keta armiq qe na rrethojne na ngjallni mallin per enver hoxhen.si tere politikanet edhe ju shfytezoni popullin duke hipotezuar kudo armiq...........