Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anne-Sophie Mutter: Ç’më nxiti burokracia që të bëj me nismën time
English

Anne-Sophie Mutter: Ç’më nxiti burokracia që të bëj me nismën time

Nga Suzane Cords

Anne - Sophie Mutter, një nga violinistet më të njohura në botë, është më shumë se një virtuoze plot shkëlqim në skenë. Prej vitesh ajo mbështet talentet e reja soliste në një fondacion që ka hapur vetë.

Nëse luan në violinë, violë, çelo apo kontrabas: tek Fondacioni Anne-Sophie Mutter këto të gjitha realizohen shumë mirë. Në gjithë karrierën e saj 35 vjeçare, vilonistja e shfrytëzon gjithë popullaritetin e saj që t`i ofrojë brezit të ri një shans. Në të njëjtën kohë ajo i përkushtohet projekteve të jashtëzakonshme muzikore. Në një bisedë me Deutsche Wellen ajo flet tani për angazhimin e saj me muzikën bashkëkohore, për rrethet miqësore nëpër fondacione dhe për pasionin e saj.

Qysh prej 1997 fondacioni juaj promovon talente të reja. Çfarë ju ka motivuar që të themeloni veprimtari të tilla shoqërore?

Anne-Sophie Mutter: Fondacioni Anne Sophie Mutter është projekti i dytë i këtij lloji, natyrisht që i pari është po ashtu aktiv në gjithë botën. Fondacioni im i parë, Rudolf- Eberle u themelua rreth para 25 vjetësh në Baden-Vyrtenberg, në landin federal në të cilin unë jam rritur. Ai e mori atë emër nga ish ministri i ekonomisë, i cili ishte një mbështetës i madh i artit. Motivacioni im atëherë erdhi nga e kaluara ime personale, sepse në kohën time të adolishencës ishte vështirë të financoje për një instrument dhe po ashtu sepse kishte shumë fondacione burokratike dhe jo fleksibël për të depërtuar deri tek ata. Unë isha betuar që do të bëja gjithçka, ndryshe nëse unë vetë do të themeloja një fondacion timin.

Çfarë bën konkretisht Fondacioni?

Anne-Sophie Mutter: Ne prodhojmë edhe CD që ata të kenë mundësinë të dërgojnë materiale për reklamë tek agjencitë e mëdha. Ne blejmë instrumentë dhe harqe. Ne bëjmë muzikë së bashku dhe pjesërisht jap edhe unë mësim. Një aspekt shumë i rëndësishëm është zhvillimi i mëtejshëm i të kuptuarit të muzikës tek bursistët. Marrim përshembull një instrument siç është kontrabasi: Në traditën klasike ai luan një rol të madh si themeli harmonik në orkestër, por si instrument solo ai është përdorur rrallë. Aktualisht ne kemi një kontrabasist të talentuar për të cilin tashmë kanë shkruar kompozitorë të mëdhenj. Por reagimi pas një interpetimi të kontrabasistëve tek secili dirigjent, është vazhdimisht e njëjta gjë: "E mrekullueshme, por çfarë të luajmë së bashku? Gjatë periudhës time prej gjashtë muajsh si artiste në rezidencën e Filarmonisë së Nju Jorkut pati katër premiera: dy nga ato me mua dhe me kontabasistin Roman Patkolo "Dyade", një dialog nga Wolfgang Rihm dhe një koncert duet nga Krzysztof Penderecki.

Ju keni promovuar 18 vepra në karrierën tuaj. Kur e keni zbuluar pasionin tuaj për muzikën bashkëkohore?

Me muzikën bashkëkohore unë kam filluar të merrem në vitet 80-të duke iu falënderuar Paul Sacher-it. Ne luajtëm fillimisht nga Witold Lutosalwiks-i, pjesën "Chain Two". Kur kompozitori më dërgonte partiturat unë i merrja menjëherë, sepse mund ta identifikoja këtë gjuhë të lidhur me atë të tingëllimës së hollë poetike të violinës. Muzika e Lutosalwiks-it mua me jep impulsin.

A keni ju ndonjë pjesë të preferuar?

Pjesa "Diayde" e Rihm-it për violinë dhe kontrabas është për mua një vepër e mrekullueshme, "Lichtes Spiel" është po ashtu e veçantë dhe poetike dhe vepra e Sebastaia Curriers-t "Time Machines" është një koncert për violinë, shumëngjyrëshe, virtuoze dhe e gjithanashme, që nuk mund ta përshkruaj. Por favoritja ime absolute është Sofia Gubaidulinas me "Im Tempus Praesens", një pjesë që nuk lë njëri pa e prekur. Ka mundësi që intensiteti i kësaj gjuhe muzikore të mos tingëllojë mirë kur dëgjohet, por arti nuk ka qëllim vetëm për të dhënë kënaqësi, përkundrazi ai duhet vazhdimisht të kapërcejë kufijtë dhe të na lërë një përshtypje të thellë.

215

KOMENTE