English

Eliza Dushku mbërrin në Tiranë: Do të promovoj kulturën e vendit tim

Tiranë, 6 gusht 2011, NOA - Eliza Dushku, aktorja e njohur e Hollivudit ka mbërritur sotTiranë për një vizitë disa ditore. Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku. Në prononcimin e parë të dhënë për mediat në aeroport Dushku tha se qëllimi i vizitës së saj është promovimi i vlerave kulturore të Shqipërisë.

"Këtë herë kam sjellë një grup xhirimi amerikan, për të udhëtuar rreth vendit dhe për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e Shqipërisë, në mënyrë që t’i tregojmë botës më shumë mbi Shqipërinë. Njerëzit ende nuk dinë mjaftueshëm për këtë vend dhe në disa raste duhet t’ia tregosh se sa e bukur është Shqipëria nga bregdeti, nga malet dhe qytetet e saj", tha ajo.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Tabaku u shpreh se nesër aktorja do të takohet dhe me kreun e Bashkisë, Lulzim Basha.

PROFILI

Eliza Dushku prej vitesh njihet si një prej protagonisteve më aktive në botën kinematografike amerikane. Aktorja me origjinë shqiptare ka qenë pjesë e disa skenarëve të suksesshëm si: Locked In (2010), Noah's Arc: The New Beginning (2009), Sex and Breakfast (2008), The Alphabet Killer (2007), The Last Supper (2006) apo Wrong Turn (2003), prodhim i vitit 2003.

a.q/NOA

KOMENTE