Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
METE, ACR dhe minatorëve: Askush s’mund të luajë me pasurinë kombëtare
English

METE, ACR dhe minatorëve: Askush s’mund të luajë me pasurinë kombëtare

Tiranë, 6 gusht, NOA – Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka reaguar sot për situatën e krijuar në minierën e Bulqizës, pas grevës së minatorëve dhe qëndrimit të kompanisë koncesionare ACR. “Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri”, thuhet në deklaratë e Ministrisë së Ekonomisë.

Në reagim theksohet se ky institucion po e ndjek me shqetësim situatën e krijuar dhe kushtet e rënda në të cilat minatorët po vijojnë grevën.

Ministria thekson se marrëveshja mes palëve duhet të arrihet në bazë të ligjeve në fuqi.

“METE shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje, sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që t’i jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqizës”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, METE thekson se akuzat e ndërsjellta mes palëve në konflikt, nuk do të sjellin zgjidhje e situatës.

“Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës, duke ndjekur me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë, i’u bënë thirrje negociatorëve , drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra- tjetrën, të ndalojnë menjëherë lumin e akuzave të ndërsjellta që po përpiqen ta çojnë në rrugë pa krye këtë situatë”, thuhet në reagimin e METE.

a.k/NOA

KOMENTE