English

Parashikimi i motit për 7 gusht 2011

Tiranë, 6 gusht, NOA - Sipas MeteoAlb, nesër (7 gusht) i gjithë vendi do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, pasi kthjellimet kanë dominuar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të mëngjesit. Përjashtim bëjnë zonat malore, verilindore dhe juglindore të cilat kanë patur vranësira.

Edhe pasdite zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë mot të kthjellët, ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë edhe në zonat malore dhe lindore, sidomos në Veri, të cilat do të shoqëruan me shira të dobët dhe afat shkurtëra. Gjatë natës, vranësirat dhe shirat e dobët do të largohen nga zonat malore duke rikthyer motin e kthjellët në mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë ne vlerat e mëngjesit, por mesdita ka ruajtur vlera konstante të temperaturave në të gjithë vendin.

Era ka fryre e lehtë në tokë dhe në det, me shpejtësi 15 km/h dhe drejtim Perëndimor – Jugperëndimore, ndërsa dallgëzimi në det ka mbetur i ulët.

Europa

Gjatë ditës së nesërme (7 gusht), Europa veriore dhe Veriperëndimore do të mbetet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi vranësirat dhe shirat do të dominojnë në këto vende. Shira më të dendur do të bien në Skandinavi, ishujt Britanikë dhe në vendet Balltike, ku vranësirat do të fuqizohen gjatë mesditës dhe do të gjenerojnë shira të dendur, shoqëruar me shkarkesa rrufesh.

Gjithashtu, vranësira dhe shira në formë rrebeshi do të ketë Europa Qendrore dhe zona e Alpeve, ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Ndërsa në Europën Jugperendimore, në Gadishullin e Ballkanit, si edhe Europa Lindore do të mbizotërojë moti i kthjellet dhe vranësira e lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Zona e Alpeve do të mbetet me shira intensive dhe stuhi ere. Vendet Nordike rrezikohen për shira intensivë dhe shkarkesa rrufesh. Ishujt Britanikë do të mbeten me shira dhe stuhi ere.

a.k/NOA

KOMENTE