Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veriu i Kosovës, këmbimi i territoreve zgjidh tensionin Kosovë-Serbi
English

Veriu i Kosovës, këmbimi i territoreve zgjidh tensionin Kosovë-Serbi

E diel, 7 gusht 2011, NOA - Pas tensionit në veri të Kosovës është e nevojshme të arrihet një marrëveshje e tillë që të kontribuojë në një zgjidhje afatgjatë të problemit, dhe jo një marrëveshje që do të detyronte Serbinë të tërheqë barrikadat e rrugëve në veriun e Kosovës.

Këtë e mendon Andreas Ernst, një gazetar i “Neue Zurcher Zeitung”, i cili thotë se marrëveshja e ndërmjetësuar të mërkurën nga NATO ishte një përpjekje për t’i dhënë fund një jave me përplasje dhe tensione të shtuara.

Rihapja e pikave kufitare do të lejojë hyrjen e mallrave ushqimore dhe humanitare nga Serbia, ndërkohë që paqeruajtësit e NATO-s do t’i mbrojnë pikat kufitare deri në mes të shtatorit.

“Konflikti kufitar në realitet është një grindje territoriale. Për shumicën e popullatës së Kosovës, që është shqipfolëse, 90 për qind prej të cilëve jetojnë në pjesën jugore të vendit, në parim konflikti është i zgjidhur. Por ndryshe mendon dhjetë përqind e atyre në këndin verior. Aty 97 përqind e popullatës janë serbë, ndihen serbë dhe e shikojnë këtë rajon si pjesë të Serbisë”, shprehet Andreas Ernst, i cituar nga Koha Ditore.

A ka bashkësia ndërkombëtare një zgjidhje në dorë?

Ernst përgjigjet: “Jo, sepse është e ndarë në këtë çështje. Brenda Bashkimit Evropian 22 vende e kanë njohur Kosovën, por jo edhe pesë vende të tjera. Pra, nuk ka një qëndrim unik të BE-së. Dhe meqë jo të gjitha shtetet e NATO-s e kanë njohur Kosovën, e njëjta gjë është edhe për aleancën ushtarake, e cila ka shumicën e trupave në Kosovë”.

“Edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Kina kundërshtojnë pavarësinë, ndërkohë prej 192 shteteve anëtare të OKB-së, vetëm 75 e kanë njohur Kosovën” thotë ai.

Çfarë do të ndodhte nëse kjo zonë do t’i jepej Serbisë, dhe në shkëmbim Serbia t’ia jepte Kosovës kontrollin e një zone tjetër?

Ernst thotë se një mundësi do të ishte kompromisi territorial, ku ky kënd verior do t’i jepej Serbisë – ose nga perspektiva serbe të mbetej serbe, dhe në shkëmbim Kosova të merrte dy ose tri fshatra në jug të Serbisë, që shtrihen direkt në kufirin e Kosovës.

“Kjo zgjidhje, që në mënyrë private favorizohet nga shumë serbë e shqiptarë, është kundërthënëse në bashkësinë ndërkombëtare për shkak të frikës se ndarja përgjatë vijave etnike do të vazhdonte në mbarë Ballkanin. Por, unë mendoj se është një ekzagjerim, sepse ndarjet etnike ndodhën me pavarësinë e Kosovës, ku shqiptarët përbëjnë 90 për qind të popullsisë. Tani duhet të rinisin bisedimet dhe të gjendet një zgjidhje kompromisi. Kjo po ashtu është në interes të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, e cila ndodhet në një vakuum për shkak se nuk është e njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë. Një zgjidhje duhet të rezultojë me njohjen e njëra-tjetrës”, thotë gazetari zviceran.

Ai thotë se “Qëllimi i çdo marrëveshjeje duhet të jetë edhe në bërjen e Kosovës shtet funksional. Por çështja e doganave largon vëmendjen prej problemeve reale të Kosovës: ekonomisë, korrupsionit dhe prej pasjes një qeverie të përgjegjshme”.

A do të mbijetojë Kosova?

Ernst: Kosova tashti është shtet i braktisur, i cili duhet vendosur në themele solide.

“Për mendimin tim, duhet të ketë një marrëveshje paqësore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të ishte edhe në interesin më të mirë të Serbisë. Të gjithë njerëzit e arsyeshëm në Beograd e dinë se Kosova është një entitet i humbur. Prandaj, mendoj se kemi të bëjmë me gjetjen e një zgjidhjeje për ta shpëtuar fytyrën. Pjesë e kësaj do të mund të ishte shkëmbimi i këndit verior. Kjo do të zgjidhte një problem të madh të integrimit për Prishtinën. Është shumë më lehtë për të gjetur një zgjidhje për këtë problem sesa në konfliktin ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, sepse të dyja palët (Kosova e Serbia) duan të njëjtën gjë: të jenë pjesë e një Evrope të bashkuar”, mendon analisti zviceran Andreas Ernst.

Koha Ditore/mit/NOA

KOMENTE
  • Zarif Miraka22:09 - 07 Gusht 2011
    ne qofte se do te kishte shkembim territoresh ,jo vetem qe do ti perkeqesonte gjerat ,por do te bente qe shqiptaret te shkonin per peshk me Ismail Qemalin ne lane .