Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Hondurasit, shtyn vizitën e tij në Kosovë dhe Shqipëri
English

Presidenti i Hondurasit, shtyn vizitën e tij në Kosovë dhe Shqipëri

Prishtinë, 8 Gusht 2011 NOA/ Rid Bulku – Presidenti i Hondurasit, shkëlqesia e tij z Porfirio Lobo Sosa, do të vizitojë Kosovën në fillim të shtatorit, dhe jo më datë 10 gusht ashtu siç është paralajmëruar më herët.

Pohimin zyrtar e bëri sot Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, z. Behgjet Pacolli, informon bashkëpunëtori i agjencisë NOA. Arsyeja e shtyrjes së kësaj vizite, janë çështjet e brendshme në shtetin e Hondurasit, ndërsa vizita në Kosovë është e konfirmuar për datën 1 shtator. Gjatë kësaj vizite, Presidentin Lobo Sosa do ta presin në takime të veçanta autoritetet më të larta shtetërore të Kosovës, si dhe do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Presidentit të Hondurasit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Kulturës. Presidenti i Hondurasit pas vizitës në Republikën e Kosovës do të vizitojë edhe Republikën e Shqipërisë. Presidenti i Hondurasit, shkëlqesia e tij z Porfirio Lobo Sosa vjen për vizitë në Republikën e Kosovës me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë, z. Behgjet Pacolli.

r.b/NOA

KOMENTE