Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fenomen mrekullie në zyrën e kryebashkiakut
English

Fenomen mrekullie në zyrën e kryebashkiakut

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA – Pas takimit të dielën me aktoren shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha priti mbrëmjen e të hënës në bashki, yllin shqiptar të operas botërore, sopranon e shkëlqyer Ermonela Jaho.

“Ka një fenomen mrekullie në operan botërore që vërehet sot, shfaqet dhe pastaj largohet në skenat kryesore të operas së botës, nga skenat më të vjetra qindra-vjeçare, përtej detit si La Scala dhe skenat e tjera”.

Ishin këto fjalët, me të cilat kryebashkiaku e nisi vlerësimin e sopranos së famshme, të cilën sikundër tha kishte kënaqësinë ta kishte mysafire në bashki.

“Sot kjo mrekulli shqiptare, Ermonela Jaho, ishte mysafire e imja këtu në Bashkinë e Tiranës, sepse është dhe mbetet një qytetare e Tiranës dhe një shqiptare e përkushtuar për fatin e qytetit dhe vendit të saj”, tha zoti Basha në prononcimin për mediat.

Por, arsyeja e mbërritjes së sopranos që ka magjepsur skenat operistike të botës nga Europa në kontinentin Amerikan e Kanada, ishin dy projekte të rëndësishëm kulturorë.

Ermonela Jaho propozoi ngritjen e një shkolle operistike për promovimin e talenteve të reja, një ofertë e rajonit të Emilio Romanjas në Itali, që do të kurohet nga profesorë italianë.

Kryeqeveritari i Tiranës i dha mbështetjen e plotë sopranos së madhe për ngritjen e shkollës operistike në Tiranë.

“Bashkia do të japë mbështetje të plotë për këtë iniciativë”, tha Basha, duke shprehur kënaqësinë që gjeti pëlqimin e sopranos për ngritjen në Tiranënjë foleje për artistët shqiptarë që janë tashmë yje të skenës botërore”, tha kryebashkiaku.

Ndërkohë vetë Basha propozoi krijimin e një foleje arti për të gjithë yjet e artit dhe kulturës shqiptare që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Diskutova me ambasadoren e shquar të identitetit të kulturës dhe qytetarisë shqiptare në botë, një projekt, të cilin qytetarët e Tiranës e njohin, atë të krijimit e të një “foleje”, këtu në Bashki, të yjeve të artit të kulturës shqiptare që jetojnë dhe punojnë kudo në botë dhe përfaqësojnë me standardet më të larta botërore Shqipërinë, Tiranën qytetarinë, me qëllim që këto kapacitete të mëdha, këta ambasadorë të vërtetë të këtij vendi të kenë në Tiranë, kryeqendrën kulturore të kombit, “folenë” e tyre, ku të vijnë së bashku të paktën një herë në vit, dhe të kontribuojnë jo vetëm për të evidentuar talente, por për të kontribuar për kauza të tjera artistike, shoqërore, promovuese, turistike, ekonomike, siç ka qenë dhe është praktikë e suksesshme në kryeqytetet e Europës”, u shpreh zoti Basha.

Kryetari i Bashkisë ishte i njëmendtë me sopranon e njohur Ermonela Jaho për realizimin e dy projekteve që rreken t’i ndryshojnë fizionominë artistike kryeqytetit shqiptar, por jo vetëm.

Në prononcimin e saj për mediat sopranoja Jaho shprehu kënaqësinë e saj për mikpritjen që gjeti në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe theksoi rëndësinë që kanë këto projekte kulturore.

“E vlerësoj shumë mbështetjen që gjeta për ngritjen e një shkolle operistike, pasi kjo do të ndihmojë në promovimin e shumë të rinjve të talentuar, dhe jam dakort për ngritjen e folesë për artistët shqiptarë që kanë sukses në botë”, u shpreh Ermonela Jaho.

Sopranoja brilante Ermonela Jaho është një nga zërat shqiptarë më të arrirë të operas botërore sot për sot, në mos numri 1.

mit/NOA

KOMENTE
  • esti09:54 - 09 Gusht 2011
    Ky eshte debil i madh,i duket vehtja si i ardhur nga familja e Roshtildeve dhe ka filluar me qoka borgjezesh, kur Tirana po mbytet nga jashtqitja e qenve