Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masat e reciprocitetit, inspektorët nisin gjahun për mallrat nga Serbia
English

Masat e reciprocitetit, inspektorët nisin gjahun për mallrat nga Serbia

Prishtinë, 9 gusht 2011 – Inspektorët e tregtisë në Kosovë nisin sot aksionin për kontrollin e zbatimit të masave reciproke me Serbinë.

Të gjithë inspektorët e tregut do të kontrollojnë subjektet tregtare gjatë tërë muajit gusht për të parë nëse në raftet e tyre ka produkte të prodhuara në Serbi dhe që kanë hyrë në Kosovë pas marrjes së vendimit për masa të reciprocitetit me Serbinë, shkruan gazeta Koha Ditore në Kosovë.

Gjatë një takimi, të udhëhequr nga kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut, Ruzhdi Shehu, u prezantua plani i veprimit për mbikëqyrjen e tregut pas vendosjes së masave të reciprocitetit për marrëdhëniet tregtare me këto dy shtete.

Masat shtesë kundrejt Serbisë ishin paralajmëruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila kundrejt Serbisë.

“Një gjë tjetër pozitive është se ne tash do të fillojmë me aksione të ngjeshura të Inspektoratit të Tregut në verifikim të mallit që ka hyrë në Kosovë pas aplikimit të masave të reciprocitetit. Nëse gjenden mallra në rafte të dyqaneve që kanë hyrë pas vendimit, ne do t’i konfiskojmë ato mallra”, tha më herët ministrja Kusari-Lila.

Kryeinspektori Shehu, gjatë prezantimit të Planit të veprimit ka sqaruar aktivitetet dhe metodat e mbikëqyrjes, institucionet përgjegjëse për implementimin e Planit, periudhat e kontrollimit si dhe masat dhe raportimin rreth këtij procesi.

Gjatë këtij aksioni do të jetë në shënjestër parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Republikën e Serbisë dhe me Republikën e Bosnjë-Hercegovinës.

Në këtë plan përfshihen kontrollet për dokumentacionin e produkteve, regjistrimin e stoqeve të importeve, kontrollimin e produkteve të vendosura në depo dhe të produkteve të vendosura për konsumatorë dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve me qëllim luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale.

“Po ashtu, kontrolli do të bëhet te të gjitha subjektet afariste, të cilat veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës se organ kryesor për implementimin e Planit do të jetë Inspektorati i Tregut përmes inspektorëve të vendosur në njësitë komunale dhe për organet mbështetëse të cilat do të jenë Doganat e Kosovës, Policia e Kosovës dhe inspektorët e inspektorateve të tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Kontrollet intensive do të zgjasin deri në fund të muajit.

“Masat do të merren ndaj të gjitha subjekteve tregtare, të cilat nuk e kanë respektuar vendimin për parimin e reciprocitetit dhe kanë bërë shkelje të dispozitave të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi”, thuhet në komunikatën e cituar nga Koha Ditore.

KD/mit/NOA

KOMENTE