Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nxori në rrugë minorenen, ekstradohet nga Italia 22 vjeçari
English

Nxori në rrugë minorenen, ekstradohet nga Italia 22 vjeçari

Tiranë, 9 gusht 2011, NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ka njoftuar se është ekstraduar nga Milano shtetasit shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Enea Artur NGRESI, vjeç 22, lindur në Fier. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.172, datë 17.03.2011, ka caktuar ndaj shtetasit Enea NGRESI, masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit.” Ngresi akuzohet se më datë 18.02.2011, është nisur në drejtim të Italisë duke marrë me vete nëpërmjet mashtrimit shtetasen shqiptare, F. Sh.

Pas mbërritjes në Itali, ky shtetas e ka detyruar shtetasen e mësipërme që të ushtrojë prostitucion, fillimisht në një lokal, dhe më pas në rrugë.

Shtetasja e F. Sh. ka mundur të largohet pas dy muajsh nga i kërkuari Enea Ngresi, duke u kthyer në Shqipëri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, në qershor të këtij viti, Ngresi është arrestuar në Itali e sot është ekstraduar drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

a.q/NOA

KOMENTE