Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tensionet për kufijtë në veri, Westerwelle sot në Prishtinë
English

Tensionet për kufijtë në veri, Westerwelle sot në Prishtinë

Prishtinë, 11 gusht 2011, NOA – Pas vizitës në Malin e Zi e Kroaci, shefi i diplomacisë gjermane Gudio Westerwelle udhëton sot drejt Prishtinës ku do të takohet me autoritetet më të larta të Kosovës e me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Kryediplomati gjerman është i pari zyrtar i lartë i një vendi të Bashkimit Europian që viziton Kosovën pas tensionimit të situatës në veri të vendit, që zu fill nga aksioni i Policisë Speciale të Kosovës për marrjen nën kontroll të dy vendkalimeve kufitare në veri, posaçërisht Jarinës dhe Bërnjakës.

Axhenda e ministrit të Jashtëm gjerman përcakton fillimisht një takim me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga e më pas një takim me Kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas takimit me kryeministrin dy autoritetet e larta do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Kryediplomati Westerwelle do të takohet më pas me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Erhard Buhler, përfaqësuesin e BE-së në Kosovë Fernando Gjentilinin, shefin e EULEX-it Ksavier But de Marnak.

Gjatë vizitës në Malin e Zi që ishte vizita e parë e turit ballkanik, ministri gjerman Guido Westerwelle tha se Gjermania nuk do të negociojë për ndryshime kufijsh në Ballkan.

Ai vërejti se zgjidhja e situatës dhe e konflikteve në veri të Kosovës arrihet vetëm me dialog, duke nënvizuar se “rruga drejt Bashkimit Europian vjen vetëm përmes demokracisë, reformave dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve”.

Ndërsa Westerwelle viziton sot Kosovën, javën e ardhshme kancelaria gjermane Angela Merkel shkon në Beograd, ku sipas të gjitha gjasave pritet t’i bëjë presion Serbisë për qetësimin e situatës në veri, si kusht për integrimin e saj në BE.

mit/NOA

KOMENTE