Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Femrat, a mund të menaxhojnë paratë më mirë se meshkujt?
English

Femrat, a mund të menaxhojnë paratë më mirë se meshkujt?

Tiranë, 12 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Sot, nëpër botë, rreth 40 për qind e grave janë mbajtëse kryesore të familjes së tyre. Kjo do të thotë se gjatë recensionit të fundit, shumë gra kanë arritur të ndryshojnë stilin e jetës në familjet e tyre, pasi ato aktualisht po merren me menaxhimin ekonomisë. Sidomos në vende të zhvilluara si SHBA, shtëpitë e mëdha janë reduktuar në shtëpi më të vogla, apo apartamente, përdorimi i gazit është bërë edhe më efikas dhe shumë gra duket se i janë bashkuar fuqisë punëtore.

Me pak përvojë financiare, shumë gra janë përpjekur dhe kanë dhënë maksimumin për të bërë më të mirën që ata mundnin për vete dhe familjen e tyre.

E vërteta është se gratë fitojnë 30 për qind më pak se burrat dhe kur dalin në pension, shuma e parave në llogarinë bankare, duket se është sa një e treta e homologëve të tyre.

Pjesë e arsyes, sipas ekspertëve, është se gratë kanë më pak të ngjarë se burrat për të negociuar për pagesa në shuma të mëdha, thjesht sepse ata nuk dinë se si ta shtjellojnë këtë çështje. Një faktor tjetër është mungesa e njohurive, kur vjen puna për të kursyer dhe investuar pagat e tyre.

Lajmi i mirë është se këto pengesa tradicionale për barazi financiare të grave dhe avancim të tyre janë duke u trajtuar me një lëvizje të re që kërkon të fuqizojë gratë, ti mësojë ata të njohin vlerën e lartë të parasë, të kërkojnë paga më të larta, të investojnë më shumë dhe të mund të ndërtojnë pasurinë e tyre.

Aktualisht është duke u bërë një ndryshim për mijëra gra. Daily @orth është një destinacion tërësisht falas online që kërkon të fuqizojë të gjitha gratë rreth temës së financave. Ajo ofron një ambient relaksues dhe jo-gjykues, ku gratë të mësojnë si të lundrojnë në tregun e aksioneve, si të marrin kontrollin e financave të tyre dhe si të punojnë për arritjen e qëllimeve afatgjata si dalja në pension apo edhe shkollimi i fëmijëve në një kolegj.

Me mbi 100.000 mijë abonentë, objektiva e këtij organizimi nuk është vetëm menaxhimi financiar personal, por edhe motivimi financiar personal.

Ekipi i ekspertëve Daily Worth, kanë organizuar rreth pesë tema kyçe, të cilat janë: Buxheti, Fitimi, Ruajtja, Investimi dhe Shpenzimi.

a.k/e.t/NOA

KOMENTE