English

Kosovë – Shqipëri, diskutime për marrëveshjen e reciprocitetit

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA – Zv/ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo tha sot se, qeveria shqiptare e mbështet dhe mirëkupton parimin e reciprocitetit të ndërmarrë nga Republika e Kosovës me Serbinë.

Në takimin me ministrin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, Bozdo pohoi se parimi i reciprocitetit është brenda të gjithë mekanizmave, që marrëveshja tregtare e “Cefta”-s ka parashikuar. E ndërsa ministri kosovar Besim Beqaj, u shpreh se ka ardhur koha t`i jepet më shumë hapësirë bizneseve të dy vendeve. Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm, ndërmjet dy shteteve në sektorin energjitik. Kosova është duke planifikuar prodhimet alternative të energjisë elektrike në vitin 2020, një plan ky që kërkon bashkëpunimin në nivel rajonal.

a.q/NOA

KOMENTE