Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes deputeti demokrat, Topalli ngushëllon familjen Dibra
English

Vdes deputeti demokrat, Topalli ngushëllon familjen Dibra

Tiranë, 12 gusht 2011, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra. "Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Gëzim Dibra. Deputeti Gëzim Dibra ishte një deputet fisnik, me zemër të madhe dhe integritet të lartë. Si përfaqësues i Shkodrës ai punoi me sens të madh përgjegjësie dhe ndershmërie. Ai ishte i dashur për të gjithë. Në këto momente të vështira për nënën, bashkëshorten, vajzën e vogël 10 vjeçare, familjen dhe miqtë, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur”, thuhet në deklaratën zyrtare të publikuar nga zyra e shtypit. “Kuvendi i Shqipërisë ka humbur një deputet që dallonte për korrektësinë dhe angazhimin serioz në detyrën e rëndësishme. Të gjithë ne, kemi humbur kolegun e veçantë dhe mikun e mirë. Lutemi Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe!", përfundon kryetarja e kuvendit mesazhin e saj të ngushëllimit.

Deputeti Gëzim Dibra ka ndërruar jetën sot pas një sëmundje të rëndë.

a.q/NOA

KOMENTE