Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Minatorët 20 ditë nën tokë, greva e urisë vazhdon...
English

Minatorët 20 ditë nën tokë, greva e urisë vazhdon...

Bulqizë, 13 gusht 2011, NOA/Irma Toptani – 20 ditë nga nisja e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës, galeritë e rrezikshme të minierës së kromit mbeten ende të populluara ditë-natë sikur të ishin shtëpia më e rehatshme...

Këmbëngulja e minatorëve për të vazhduar grevën e urisë pa afat deri në plotësimin e kërkesave duket sikur shkon në përpjesëtim të drejtë me mosndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur sa më parë këtë situatë tashmë pa krye.

13 minatorët e ngujuar në minierë janë në gjendje tejet të rëndë shëndetësore, ndërkohë që pritet që grevës t’i bashkohen edhe minatorët e tjerë të Bulqizës që kanë mbështetur tërë këto kohë nga jashtë kolegët e tyre grevistë.

Zgjidhja e situatës mbetet ende larg kur takimi i vetëm i djeshëm në Tiranë mes gjashtë minatorëve dhe administratorit të kompanisë Albanian Crom, Giga Bedineishvili u mbyll pa asnjë marrëveshje.

Ishte thjesht një takim për kafe që duket se i irritoi edhe më tepër minatorët dhe mbështetësit e tyre në Bulqizë.

Ndërkohë thirrja për largimin e minatorëve nga miniera nga ana e Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave dy ditë më parë ka bërë të vetën.

Agonia e minatorëve sa vjen e rritet përdrejt rrezikut për jetën e tyre, ndërkohë që thirrja për mbështetje dhe ndërhyrjen e shtetit bëhet më e fortë se kurrë.

Janë plot 20 ditë grevë urie, dhe situata mbetet e njëjtë, pa një dritë jeshile.

Një tjetër ultimatum vjen për qeverinë nga Kuvendi Civil, ku i kërkohet të ndërhyjë deri të dielën, në të kundërt do të përballet me zërin e fortë qytetar.

Situata e rëndë ku gjenden minatorët e ngujuar sa vjen e bëhet më e rrezikshme dhe këtu vetëm vend për politikë nuk ka.

Heronjtë e Bulqizës po luftojnë me mjetin më ekstrem të protestës, duke mos marrë parasysh se mund të lënë jetën, për të marrë shpërblimin e punës së tyre nën galeritë e minierës ku investimet mungojnë dhe kromi shqiptar i prodhuar pasuron ata që e administrojnë.

mit/NOA

KOMENTE