Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia Bashkiake e Tiranës shemb shtesat pa leje në zonën e “Shallvareve”
English

Policia Bashkiake e Tiranës shemb shtesat pa leje në zonën e “Shallvareve”

Tiranë, 13 gusht 2011, NOA - Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik ndërmori sot aksionin e radhës, për të prishur disa shtesa pa leje, të bëra në tarracat e pallateve, në zonën e “Shallvareve”. Shtesa pa leje në këtë zone, ishte ndërtuar në muajt e fundit, pa respektuar kriteret ligjore. Drejtori i Policisë Bashkiake z.Florenc Hoxha ritheksoi që qytetarët të mos ndërtojnë pa leje, pasi në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit. “Policia Bashkiake, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik ndërmori këtë aksion, për prishjen e këtij ndërtimi pa leje, të bërë në muajt e fundit, në kushte flagrante dhe në qendër të kryeqytetit. Pronarët bënë një rezistencë ndaj aksionit, por më pas bashkëpunuan plotësisht me inspektorët, për të kthyer ligjin në vend. U ribëj thirrje qytetarëve të Tiranës, që të kuptojnë se situata ka ndryshuar në Bashkinë e Tiranës dhe nuk duhet të marrin iniciativa, për ndërtime të jashtëligjshme, ndryshe do të përballen me forcën e ligjit”, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë Bashkiake informoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë, për shembjen e këtyre ndërtesave të paligjshme.

“ Është bërë studimi nga inspektorët e inxhinierët dhe do merren masa edhe për largimin e inerteve. Kemi bashkëpunim dinjitoz, të përditshëm dhe marrim ankesa nga qytetarët dhe inspektorët në minibashkitë përkatëse. Kemi vullnetin dhe ligjin do e zbatojmë deri në fund”, - u shpreh Hoxha. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në bashki, në harkun kohor të 2 ditëve, strukturat përkatëse të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kanë ndërmarrë aksione për prishjen e 6 ndërtimeve pa leje.

a.q/NOA

KOMENTE