Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti ngushëllon familjarët e deputetit të Shkodrës, Gëzim Dibra
English

Presidenti ngushëllon familjarët e deputetit të Shkodrës, Gëzim Dibra

Tiranë, 13 gusht 2011 NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, ngushëllon familjarët e deputetit të Partisë Demokratike të Qarkut të Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë.

I ndjeri Gëzim Dibra, u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 55-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme: “Të nderuar familjarë të të ndjerit Gëzim, Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të njeriut tuaj të dashur dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gëzim Dibra, i cili me përkushtim e dinjitet jetoi dhe punoi duke u shërbyer interesave të qytetarëve shkodranë dhe të mbarë popullit shqiptar.

Më lejoni që në cilësinë e kreut të shtetit, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Në këtë ditë të vështirë për familjarët, të afërmit dhe gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin e të punojnë me Gëzimin, ndaj me ju edhe vlerësimin e lartë për personalitetin e tij të shquar si një njeri me vlera të spikatura qytetare, për integritetin dhe ndershmërinë si sipërmarrës i suksesshëm dhe për angazhimin e tij të përgjegjshëm politik në radhët e Partisë Demokratike e në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke ju gjendur shpirtërisht pranë në këto çaste të rënda, shpreh besimin se jeta dhe vepra e Gëzim Dibrës do të ruhen përherë me respekt e krenari në kujtesën e shqiptarëve, sidomos të qytetarëve shkodranë!”, - përfundon mesazhi i z.Topi.

e.t/NOA

KOMENTE